AL / EN

Vende Vakante

Vende të lira pune

INTEGRIM I HARMONIZUAR DHE PROFESIONAL I BURIMEVE NJERËZORE

Kriteret e përzgjedhjes

  • Arsimi dhe edukimi i lartë
  • Eksperiencë pune në sektorin financiar apo bankar
  • Kapaciteti për të punuar në ekip
  • Aftësi komunikuese dhe sociale

Trajnime për stafin e ri

  • Menaxhimi i shitjeve dhe teknologjive të kreditimit
  • Menaxhimi i kredisë dhe i riskut
  • Analizë financiare, kontabilitet
  • Administrimi i kolateralit apo i kredive me probleme
  • Analizë biznes plani, shitje, marketing etj…

Motivimi

  • Paga kompetitive
  • Bonuse sipas performancës
  • Pratika stimuluese për punonjësit më të mirë

Rritje të kapaciteteve në të gjitha nivelet

  • Rekrutime cilësore, për t’iu përgjigjur kërkesave sfiduese të FED invest
  • Vlerësim periodik dhe efektiv i performancës së punonjësve
  • Motivim i vazhdueshëm i punonjësve
                     

SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 30 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:

Analist Kredie” për rrethin Lushnje

Detyra:  Përgjegjës për ndjekjen dhe zgjerimin e shërbimeve financiare në zonat urbane dhe rurale, në degët e SHKK FED invest të rrethit përkatës.

Kriteret:

  1. Arsim i Lartë për Ekonomi.
  2. Eksperience profesionale (përbën avantazh eksperienca në sistemin bankar ose te mikrokredise).
  3. Të jetë banues i rrethit për të cilin aplikon.
  4. Të njohë dhe t’i përdorë mirë programet bazë të punës në kompjuter.
  5. Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizative dhe të punës në grup.
  6. Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.

Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit: bpeci@fedinvest.al ose vbasha@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:

-  CV ne gjuhen Shqipe.

Aplikimet pranohen deri më datë 23.03.2023.

Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.

 

NJOFTIM PUNËSIMI

SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 31 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:

 

“Senior Specialist” ne

Departamentin Juridik & Perputhshmeri

Drejtoria Qendrore

 

Detyra dhe pergjegjesi:

Departamenti Juridik dhe i Përputhshmërise është njësia e cila mbulon çështjet ligjore/juridike dhe siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së “SHKK FED invest” me bazën ligjore në fuqi.

  • Ofron mbështetje juridike me qëllim që aktiviteti dhe veprimtaria e institucionit të jetë në përputhje me bazën ligjore e nënligjore në fuqi.
  • Përfaqëson Institucionin, sipas rastit, në të gjitha shkallët e gjykimit ku “FED invest” është palë në një proces gjyqësor.
  • Kontribuon në hartimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ose kontratave të ndryshme ndërmjet “FED invest” dhe palëve të treta brenda dhe/ose jashtë vendit.

 

Kriteret:

  1. Të ketë mbaruar Fakultetin e Drejtësisë.
  2. Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet. (preferohet në sistemin financiar )
  3. Të njoh shumë mirë gjuhën angleze, të folur dhe të shkruar.
  4. Të njoh mirë programet bazë të punës në kompjuter.
  5. Përbëjnë avantazh kualifikimet pasuniversitare në këtë fushë.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

 

Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit: bpeci@fedinvest.al; ose vbasha@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:

 

-  CV ne gjuhen Shqipe.

 

Aplikimet pranohen deri më datë 31.03.2023 .

Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Kliko KËTU për të lexuar deklaratën e privatësisë së të dhënave dhe sigurisë së informacionit.
career_img

Shpërndaj në rrjetet sociale :