AL / EN

Vaso Vasi

Pemëtari & Vreshtari

Karjan, Gjirokastër

“Falë bashkëpunimit dhe financimit serioz të FED invest……”  

Vizitojmë zonën e Lunxhërisë, hambarin e Gjirokastrës, për t’u takuar me një nga fermerët më punëtorë të zonës, Z. Vaso Vasi. Vendosur në fshatin Karjan të rrethit të Gjirokastrës, Z. Vaso është një agronom autodidakt, i cili asnjëherë nuk u largua nga bujqësia.

 

Pemëtaria dhe vreshtaria janë  kulturat kryesore që mbjell Z. Vaso. “Zona e Lunxhërisë është e bekuar. Ka ujë të bollshëm dhe tokë pjellore. Kam rreth 2.2 ha vreshta, të varieteteve të ndryshme. Prodhoj raki, si dhe tregtoj edhe rrush për konsum. Rakia e zonës së Lunxhërisë ka qenë gjithmonë e famshme dhe unë ruaj të njëjtën traditë përpunimi”.

Z. Vaso është gjithashtu dhe një ndër promotorët më aktivë të shërbimeve të ABA Online në zonë.

 

Shpërndaj në rrjetet sociale :