AL / EN

Rrugëtimi Ynë

FED invest është kooperativa më e madhe financiare në Shqipëri, është përmbushje e vizionit dhe produkti i punës e sakrificës 30-vjeçare të anëtarëve dhe stafit, është themel i fortë për të gjitha zhvillimet e projektuara për të ardhmen.

1992

Zanafilla e mikrofinancës

Zanafilla e mikrofinancës

Në vitin e largët 1992

Në vitin 1992, pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, në kushtet e një depresioni të rëndë socio-ekonomik, Banka Botërore mori nismën për “Mbështetjen e zonave rurale në Shqipëri, me prioritet zonat malore, për t’i bërë sa më të jetueshme”. Pikërisht në këtë moment nis rrugëtimi i Institucionit tonë.

Misioni ynë ishte: të lehtësohej varfëria në një rrugë proaktive, duke injektuar burime financiare në ekonomi dhe dukë mbështetur njerëzit për të thyer barrierat psikologjike të krijuar nga 40 vjet izolim dhe ekonomi e centralizuar.

 

Në gusht 1992, u lançua projekti parapilot nga:

zj. Maria Nowak, Manaxhere nga Banka Botërore,

z. Konrad Ellsásser, Konsulent,

zj. Zana Konini, Drejtuesja shqiptare.

1992

Projekti i Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare: “Zbutja e varfërisë në zonat rurale”

Projekti i Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare: “Zbutja e varfërisë në zonat rurale”

Krijimi i strukturave të para

U realizua një anektim i thelluar në 170 ferma familjare të rrethit të Elbasanit.

U përzgjodhën 7 fshatra në zonat malore dhe kodrinore të komunave Gjinar dhe Shënavlash për të filluar punën. U ngritën strukturat “Fondet e Kredisë së Fshatit” (FKF), që ishin grupime informale të banorëve (30-40 vetë) me lidhje të qëndrueshme sociale. U hartua rregullorja e parë dhe u përcaktuar procedurat për FKF-në.

Këshillit e Kredisë së Fshatit përgjigjeshin para Fondit të Kredisë së Fshatit dhe ishin garant për kredimarrësit në fshatin e tyre.

1992

Shpërndarja e kredive të para

Shpërndarja e kredive të para

kredia e parë në Gjinar

Më 10 nëntor 1992, në Gjinar të Elbasanit, me Kryetar Sotir Shqaun, u shpërndanë 13 kreditë e para;

­Shilbatër, Kryetar Musa Jolla, kredia e parë e disbursuar më 05.12.1992;

­Shënavlash, Kryetar Bajram Hoxha, kredia e parë e disbursuar më 12.11.1992.

Mbështetje me logjistikë nga Banka Bujqësore e Elbasanit, me Drejtor z. Ibrahim Kumria.

 

Ishin këto kredi që hodhën themelet e aktivitetit që u zgjerua, zhvillua e konsolidua vit pas viti.

1993

Institucionalizimi i kreditimit rural

Institucionalizimi i kreditimit rural

Departamenti i Kredisë Rurale, Miratimi i draft Ligjit të parë, etj

- Në janar 1993, me vendim të veçantë të Qeverisë, u krijua Fondi i Zhvillimit Rural (FZHR), me objektiv zbatimin e projektit të Bankës Botërore “Për Lehtësimin e  Varfërisë Rurale”, zhvillim që krijoi mundësinë e shtrirjes më gjerë në zonat rurale.

- Fondi i Zhvillimit Rural kishte në përbërje dy departamente: Departamentin e Infrastrukturës Rurale dhe atë të Kredisë Rurale, të cilit iu shtua në vitin 1995 Sektori i      Mbështetjes Veterinare, pasi në atë periudhë dominonte kredia për blegtori.

-Nisur nga suksesi i Fondit të Zhvillimit Rural, në vitin 1995, Banka Botërore miratoi një projekt të ri për zhvillimin e zonave rurale, semi-urbane dhe urbane, duke e transformuar FZHR-në në Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

-Departamenti i Kredisë Rurale në këtë fondacion vijoi të zbatonte me sukses programin e mikrokredisë rurale, duke zhvilluar dhe zgjeruar aktivitetin e kredidhënies, mbështetur në strukturat e FKF-ve.

Miratimi i Ligjit të parë “Për Shoqëritë e Kursim-Kreditit dhe Unionet e tyre” në vitin 1996, me amendime kryesore në vitin 2002. Me këtë ligj punoi Unioni Shqiptar i Kursim-Kreditit dhe rrjeti i tij i SHKK-ve.

Zj. Maria Nowak, zj. Kathryn Funk, zj. Benedicte Giorgio, z. Gjergj Sauli, Konsulentë të përkushtuar.

Bashkëpunimi me “Crédit Mutuel”-in, një nga arritjet kryesore të Departamentit të Kredisë Rurale në atë kohë. Z. François de Cagny dhe zj. Brigitte Nicolas, dy persona që spikatën në organizimin e trajnimeve e grupeve nga Departamenti i Kredisë Rurale.

Trajnimet dhe asistenca e vazhdueshme ndihmuan në formimin e stafit dhe të zgjedhurve, duke zhvilluar konceptet e punës për Oficerin e Kredisë.

Nëntor - dhjetor 1992 - 121 kreditë e para

Viti 19931102 kredi

Viti 19942751 kredi

Viti 19955143 kredi

Viti 19968996 kredi

1997

Risqet nga situatat socio ekonomike

Risqet nga situatat socio ekonomike

1997 kriza e shkaktuar nga rënia e skemave

Kriza e vitit 1997 ishte një fenomen kombëtar dhe natyrisht nuk mund të mos na ndikonte edhe ne. Megjithatë, anëtarësia jonë e bëri dallimin dhe ndarjen, duke besuar te sistemi që kishim ngritur së bashku, me besimin e plotë se do të na kishte pranë edhe në të ardhmen.

Tejkalimi me sukses i krizës së vitit ‘97 dhe puna e jashtëakonshme e kryer gjatë vitit 1998-1999 konsolidoi besimin tek Institucioni dhe tregoi se ai mund të funksiononte dhe zhvillohej më tej. Kjo, pasi ai i rezistoi me sukses furtunave të kohës, ndërkohë që shumë banka dhe biznese kishin pësuar goditje serioze.

1999

Krijimi i Fondit të Financimit Rural (FFR)

Krijimi i Fondit të Financimit Rural (FFR)

Institucioni tranzitor për krijimin e Shoqërive të Kursim-Kreditit (SHKK)

- Në prill 1999, u krijua Fondi i Financimit Rural si institucion tranzitor për krijimin e Shoqërive të Kursim-Kreditit (SHKK);

- Në qershor të vitit 1999, Qeveria Shqiptare dhe Banka Botërore miratuan projektin Mikrofinanca në Shqipëri“ me komponentin “Rrjeti i Shoqërive të Kursim-Kreditit";

- FFR-ja u ngarkua me zbatimin e komponentit për SHKK-të dhe trashëgoi asetet, stafin dhe portofolin e Departamentit të Kredisë Rurale të Fondit Shqiptar të Zhvillimit;

- Drejtor i FFR-së u emërua zj. Zana Konini.

 

Objektivat e FFR-së ishin:

- Krijimi i Shoqërive të Kursim-Kreditit – SHKK;

- Krijimi i Unionit të SHKK-ve.

 

Institucioni i ri u mbështet nga Banka Botërore dhe Kooperacioni Zviceran për Zhvillim (SDC).

2000

Shoqëritë e Kursim-Kreditit

Shoqëritë e Kursim-Kreditit

Zgjidhje për përfshirjen financiare

Shoqëritë e Kursim-Kreditit (SHKK) janë organizata vullnetare ku “pronarë” janë anëtarët e tyre. Qëllimi i SHKK-ve është social dhe ekonomik.

Misioni i SHKK-ve është ofrimi i shërbimeve financiare për anëtarët, me qëllim nxitjen e aktiviteteve prodhuese, përmirësimin e kushteve të jetesës, si dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik.

 

- 2000 - Krijimi i Shoqatave të para të Kursim-Kreditit, duke transformuar Fondet e Kredisë së Fshatit;

- 2000-2002 - Zgjerimi i rrjetit SHKK;

- 3 maj 2001 - Miratimi nga Kuvendi i Ligjit “Për Shoqëritë e Kursim-Kreditit dhe Unionet e tyre”;

- 25 janar 2002 - Krijimi i Unionit Shqiptar të Kursim-Kreditit;

- 27 shkurt 2002 – Miratimi i akteve të para rregullative për SHKK-të nga Banka e Shqipërisë.

 

Shifrat dhjetor 2001

 

Numri i fshatrave                                   248

Portofoli i kredisë                                  5 427 917 $

Klientë aktivë                                         6 400

Portofoli në risk                                      10%

Përqindja e kthyeshmërisë                    60%

Vetqëndrueshmëria Operacionale         78%

Vetqëndrueshmëria Financiare              55%

Numri i SHKK-ve                                    88

2002

Krijimi i Unionit

Krijimi i Unionit

Konsolidimi i SHKK-ve

Më 25 janar 2002 u krijua Unioni i I-rë i Kursim-Kreditit në Shqipëri, përfaqësuar nga 60 SHKK.

 

Misioni i Unionit SHKK: Të siguronte shërbime financiare për anëtarët e SHKK- ve, me qëllim promovimin e aktivitetit prodhues, përmirësimin e standardit të jetesës dhe mbështetjen e zhvillimin ekonomik në zonat rurale; Të përfaqësonte, mbronte dhe promovonte interesat e SHKK-ve, anëtare të Unionit; Të koordinonte aktivitetet e rrjetit të SHKK-ve dhe të siguronte shërbime me interes të përbashkët.

 

Organi kryesor drejtues i Unionit ishte Asambleja e Përgjithshme, e cila përfaqësonte tërësinë e anëtarëve. Asambleja zgjodhi Këshillin Drejtues me 7 anëtarë.

Kryetar i Këshillit Drejtues u zgjodh zj. Zana Konini.

2014

Tregues të aktivitetit të Union SHKK

Tregues të aktivitetit të Union SHKK

Deri në dhjetor 2015

Pas krijimit të Unionit, vijoi zgjerimi i rrjetit të SHKK-ve si në zonat ekzistuese, ashtu edhe në zona të reja.

Në fund të vitit 2003 numëroheshin 94 SHKK, me 8 161 anëtarë, në 8 rrethe dhe në 278 fshatra të Shqipërisë.

 

“Pas më shumë se dy dekadash aktivitet të suksesshëm, mund të thuhej me plot gojë se Unioni, i ngritur mbi bazën e punës dhe të vlerave, rezultonte ofrues i fortë në tregun e mikrofinancës, me kapital 100% shqiptar, në pronësi të fermerëve, njëkohësisht përfitues të shërbimeve financiare dhe me rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të zhvillimit të bujqësisë dhe financave rurale në përgjithësi.”

2014

Sfida që u diktuan nga zhvillimet instucionale dhe ligjore

Sfida që u diktuan nga zhvillimet instucionale dhe ligjore

Rruga drejt transformimit të madh

Ndryshime në aktet rregullative dhe ligjore:

- Në Ligjin e Sigurimit të Depozitave në Shqipëri, duke lejuar SHKK-të që t’i bashkohen këtij sistemi;

- Në Ligjin për SHKK-të dhe në kuadrin rregullativ të Bankës së Shqipërisë.

Kërkesat dhe pritshmëritë në rritje të anëtarësisë, konsistonin në:

- Rritjen e shërbimeve financiare të diversifikuara;

- Rritjen e bazës së anëtarësisë;

- Rritjen e bazës së depozitave dhe ofrimin e shërbimit të pagesave;

- Zgjerimin e gamës së produkteve;

- Rritjen e madhësisë së kredisë;

- Ofrimin e Shërbimeve jofinanciare;

- Rritjen e kapaciteteve IT;

- Fuqizimin e kapitalit.

 

U realizuan shumë tryeza dhe diskutime, për të adresuar sfidat që diktonte stadi i zhvillimit të Unionit, situata socio-ekonomike të vendit, ndryshimet e fundit ligjore dhe kryesisht pritshmëritë në rritje të anëtarësisë.

Konsolidimi i SHKK-ve në një SHKK të vetme u konsiderua si zgjidhja e vetme që adresonte pozitivisht të gjitha çështjet e mësipërme.

 

Transformimi duhet të siguronte:

Për anëtarët: nivele më të larta shërbimi dhe kanale të reja; më shumë produkte dhe shërbime ;  institucion më të fortë;

Për të zgjedhurit: ruajtjen e rolit të rëndësishëm që ata kishin në SHKK dhe përfshirjen e tyre në zgjerimin e anëtarësisë me një ofertë më të mirë;

Për stafin: ngritje kapacitetesh dhe ambient pune sfidues; mundësi për karrierë; institucion më i rregulluar dhe me një imazh në rritje;

Për vendin dhe rregullatorin: ngritjen e një institucioni të fortë financiar, më shumë financim agro; institucion partner për zhvillimin e ekonomisë rurale dhe përfshirjen financiare;

Për fermerët, në përgjithësi: institucion financiar me interes në zhvillimin agro në Shqipëri dhe shërbime financiare më të plota.

2015

Transformimi i madh

Transformimi i madh

Krijimi i SHKK FED invest

Të gjiithë bashkë, NE që kishim arritur:

- të mposhtnim me sukses në vitin e largët ‘92 skepticizmin dhe mentalitetin e banorëve të zonës rurale për kredinë;

- ta bënim funksional, megjithëse informal sistemin e kredisë;

- të kalonim me sukses sprovën e fortë të vitit ’97;

- të formalizonim në mënyrë dinamike strukturën institucionale, duke kulmuar me krijimin e Unionit SHKK në vitin 2002.

NE, po të njëjtët, u mblodhëm më 4 dhjetor 2015 për të marrë një vendim tjetër të rëndësishëm e historik për Institucionin, konsolidimin e rrjetit të SHKK-ve.

Ishte domethënëse që një pjesë e mirë e pjesëmarrësve në Asamblenë Themeluese të 4 dhjetorit 2015 kanë qenë dëshmitarët, aktorët dhe faktorët e zhvillimeve që në ditët e para të punës sonë në dimrin e vitit 1992, të cilët i kishin dhënë shumë Institucionit dhe besonin tek ai.

Kjo shpjegon shumë mirë faktin se përse procesit transformues, krejtësisht vullnetar, iu bashkuan 84% e SHKK-ve, ish-anëtare të Unionit. FED invest-i u krijua nëpërmjet procesit juridik të bashkimit me përthithje të 69 SHKK-ve në një të vetme, ish-SHKK-në Belsh, e cila, në ato kohë, kishte tregues shumë të mirë të aktivitetit.

Emri gjithashtu u vendos pas një konsultimi interesant dhe vjen nga shkurtimi i FEDERATË + Investim. FEDERATA (unioni, bashkimi) për investim, e shkurtuar në FED invest.

FED invest-i u licencua si SHKK Kombëtare në 2 mars 2016 nga Banka e Shqipërisë.

 

Këshilli Drejtues në themelimin e FED invest përbëhej nga:

Zj. Zana Konini, Kryetare

Valentin Gocaj

Mehdi Pepa

Hasan Shehu

Namik Zeneli

Zyjdi Boja (∞)                                            

Xhevdet Kapaj (∞)

 

Komiteti i Kontrollit në themelimin e FED invest:

Fatosh Danaj; (∞)

Flamur Roshi;

Vait Muçllari;

Ernesti Sema;

Administratore e Institucionit në themelimin e tij ishte zj. Zana Konini.

2018

Promotor i gjithëpërfshirjes financiare

Promotor i gjithëpërfshirjes financiare

FED invest kooperativa financiare më e madhe në vend

SHKK FED invest përfaqëson kooperativën financiare jofitimprurëse më të madhe në vend, me mbi 60 zyra urbane e rurale në mbarë territorin e vendit, të krahasueshme në numër me bankat e mëdha në vend. FED invest-i, i pozicionuar fuqishëm në tregun e mikrofinancës, është promotor i zhvillimit dhe sipërmarrjes jo vetëm në zonën rurale, por thuajse në gjithë Shqipërinë, duke i shërbyer një diapazoni të gjerë të popullatës, nga segmentet më të përjashtuara nga aksesi në financë e deri te SME -të e suksesshme.

 

- Ne kemi vizion të qartë që na ka udhëhequr për të përballuar shumë sfida;

- Këshilli ynë Drejtues udhëheq Institucionin me ekspertizë dhe profesionalizëm;

- Me kanale fizike dhe online/digjitale edhe në zonat më të largëta;

- Norma të favorshme interesi për kredi dhe depozita;

- Model unik dhe solid qeverisjeje, me Anëtarin në Qendër;

- Shërbime financiare dhe jofinanciare, edhe të digjitalizuara;

- Vëmendje maksimale edukimit financiar e digjital, duke iu gjendur vazhdimisht pranë anëtarit me konsulencë e ekspertizë.

2019

Transformim i vazhdueshëm digjital

Transformim i vazhdueshëm digjital

Duke filluar që në vitin 2019

 

U kurorëzua me sukses dalja live në 29 janar 2020 e sistemit të ri bankar Oracle Flexcube. Një projekt madhor që angazhoi të gjitha strukturat e stafin e FED invest dhe pati mbështetjen e konsulentëve të JICAs dhe ekspertëve të Rabobank.

Tashmë FED investon ofron edhe:

- Llogaria rrjedhëse;

- Internet Banking – FED online;

- Pagesa Utilitare;

2021

Qendra dhe Platforma ABA

Qendra dhe Platforma ABA

Asistenca për Agrobiznes

FED invest-i dhe Projekti FiAS ideuan konceptin e ofrimit të shërbimeve jofinanciare për fermerët shqiptarë përmes Qendrës ABA (Asistenca për Agrobiznes).

Prezantimi zyrtar i Qendrës ABA u bë në 29 janar 2021, në një aktivitet hibrid, organizuar në qendrën fizike në Lushnjë dhe në Zoom, me mbi 80 pjesëmarrës, si edhe me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Japonisë, zv. Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, partnerëve ndërkombëtarë, etj.

Qendra me dy kanalet e saj, fizik dhe digjital, ndihmon fermerët të rriten nëpërmjet: njohurive të teknologjisë në bujqësi e blegtori; trajnimeve dhe edukimit financiar për zhvillimin e kapaciteteve; mundësive të bashkëveprimit mes aktorëve të zinxhirit të vlerave; lehtësimit të aksesit në treg me qëllim zhvillimin e biznesit, etj.

Shërbimet e Qendrës ABA vijnë në kohë reale për të gjithë fermerët shqiptarë në platformën digjitale ABA Online, duke ofruar informacione mbi teknologjinë e prodhimit në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, çmimet e tregut të produkteve bujqësore, skemat mbështetëse të qeverisë, informacione mbi inputet bujqësore, certifikimet bujqësore dhe standardet për eksport, ekspertizë të dedikuar nga specialistë të mirënjohur në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë; si dhe trajnime e demonstrime praktike në terren; seminare për mbështetje të sipërmarrjeve agri në çdo fazë të biznesit të tyre; aktivitete për lidhjen e aktorëve të zinxhirit të vlerave, etj.

2020

Përballimi i situatave të jashtëzakonshme

Përballimi i situatave të jashtëzakonshme

Përmbytje, tërmet, pandemi…

Rreth muajve shkurt-mars 2020, një sëmundje e panjohur e rrugëve të frymëmarrjes po përhapej frikshëm në shkallë botërore. Brenda disa javësh, virusi Sars-CoV-2, i pagëzuar si Covid-19, tronditi e paralizoi jetën politike, ekonomike, sociale e kulturore në çdo skaj të rruzullit. Në përgjigjen ndaj kësaj krize të paprecedent, FED invest-i demonstroi fleksibilitet dhe zhdërvjellësi. Ai reagoi shpejt, duke ruajtur ritmin e aktivitetit: miratoi Paketën e Emergjencës për Përballimin e Pandemisë; zbatoi me rigorozitet masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së virusit; mbajti degët hapur dhe vazhdoi t’u shërbente anëtarëve edhe në ditët më të vështira; mundësoi punën në distancë dhe aplikoi sistemin e rotacionit në zyra; ofroi një seri trajnimesh për stafin; pajisi me tableta dhe laptopa personelin për komunikimin online me kolegët, klientët, partnerët; përshtati me sukses produkte e shërbime në ndihmë të anëtarësisë. Operacionet vijuan çdo ditë, në të gjitha degët, duke forcuar më tej besimin e anëtarësisë; aktiviteti i kreditimit nuk u ndërpre për asnjë moment, me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme të daljes në terren; likuiditeti u garantua, skenarë të ndryshëm kontigjence dhe stres-teste u hartuan; për të ndihmuar anëtarët në vështirësi, u ristrukturua 10% e kredive aktive në një afat rekord prej dy muajsh, duke përshtatur këstin, periudhën grace, afatin e kredisë dhe lehtësira të tjera sipas kapacitetit të kredimarrësve, etj.

2021

FED invest, histori suksesi

FED invest, histori suksesi

edhe për partnerët e tij

Pёrgjatё rrugёtimit tё tij, FED invest-i ka ditur gjithmonё të zgjedhë partnerë strategjikë, të cilët e kanё mbёshtetur pёr realizimin e objektivave tё tij. Duke falenderuar për mbështetjen përmendim këtu: Banka Botërore, Qeveria Shqiptare, Credit Mútuel, SDC, Rabobank, EFSE DF, JICA, EaSI, EIF, Helenos Fund, RCFG, etj…

2022

FED invest

FED invest

Në shifra

2022

30 vjet financë sociale

30 vjet financë sociale

Një nga lëvizjet më të mëdha për progres në zonat rurale dhe periurbane në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri

Aktiviteti ynë mund të konsiderohet si një nga lëvizjet më të mëdha për progres në zonat rurale dhe periurbane në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri, sepse mbështeti krijimin e strukturave të para të shoqërisë civile në fshat dhe kontribuoi në zgjerimin e përfshirjes financiare nëpërmjet edukimit, trajnimit e shërbimeve financiare.