Mira Baki

Aktiviteti: Pemëtari
Zona: Dvoran, Korçë
Në Dvoran të Korçës, një fshat me kulturë pemëtarie të hershme, mahnitemi nga pemëtoret e ngritura plot estetikë të familjes Baki. Pas kthimit nga emigracioni, familja Baki investoi seriozisht në ngritjen e pemëtoreve të qershisë, kumbullës dhe mollës.
Takohemi fillimisht me Mirën, gruan sipërmarrëse të familjes Baki. Mira së bashku me bashkëshortin, përveç tokave në pronësi, kanë marrë me qira edhe tokat bujqësore të zonës, për të ngritur një aktivitet të mirëfilltë pemëtarie prej 1.5 hektarësh.
Mira tregon se pas kthimit nga Greqia, ishte FED invest institucioni i cili i besoi vizionit të familjes Baki dhe i mbështeti financiarisht në ngritjen e pemëtores së tyre.
“Qershitë e mia janë të shitura pa ardhur sezoni. Cilësia e mirë më ka mundësuar një treg të sigurtë. E njëjta vlen edhe për mollën dhe kumbullën”, tregon Mira. “Megjithatë tregu online në ABA Online është e ardhmja. Për mua kjo rubrikë është me interes të veçantë dhe kam mbështetjen e stafit të FED invest për të më ndihmuar fillimisht me publikimin e produkteve të mia bujqesore”.
Mira gjithashtu tregon se ishte shfletimi i ABA Online, që e informoi lidhur me aplikimin e Skemës së Mbështetjes me Inpute Bujqësore, kriteret për të përfituar dhe afatet kohore. “ABA Online është një aplikacion informativ, që vërtet më informon. Më informoi për skemën dhe përfitova. Mirënjohje të thellë për mbështetjen me inpute bujqësore. Kryesisht kam blerë pleh kimik për pemëtoret. Jemi shumë të kujdesshëm me spërkatjen, këshillohemi edhe me agronomët e zonës.”
Vendndodhja e pemëtoreve ishte ne aksin kombëtar Korçë-Sarandë, çka e bënte lehtësisht të aksesueshëm transportin. Mira na tregon për frigoriferët e ngritur së fundmi në zonë, në të dy anët e rrugës kryesore. “Po punohet intensivisht, emigrantët po kthehen dhe po ndërtojnë shtëpitë. Disa po i kthehen bujqësisë, po punohet.”
Familja Baki gjithashtu fermenton mollën dhe prodhon uthull organike me cilësi të lartë. Ky aktivitet ende nuk është formalizuar, por Mira tregon se falë mbështetjes së FED invest ndër vite, aktiviteti i familjes Baki rritet bashkë me kërkesat për financim.
“FED invest mbetet partneri më i besueshëm për familjen Baki”.
Shpërndaj në rrjetet sociale :