KRYETARJA E KËSHILLIT DREJTUES
Aktiviteti ynë mund të konsiderohet si një nga lëvizjet më të mëdha për progres në zonat rurale dhe periurbane në këto 30 vitet e fundit në vendin tonë, të gjithë së bashku ndërtuam një biznes inovator, në pronësi të anëtarësisë. Nëse kthejmë kokën pas në vite, ne kemi të drejtë të ndihemi krenarë për rrugën që kemi ndjekur, për përkushtimin, kënaqësinë e motivimin. Unë besoj sinqerisht se të gjithë jemi bindur që kjo është një rrugë e drejtë, në të cilën duhet të vazhdojmë të ecim, sepse, duke ndihmuar çdo individ e çdo familje, japim kontribut në zhvillimine vendit dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Mbështetur mbi parimet e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përvojën e fituar, së bashku të punojmë fort për një progres të pandalshëm, që do të lartësojë edhe më tej emrin e FED invest-it.
Znj. Zana Konini
Kryetarja e Këshillit Drejtues