AL / EN

FJALA E ADMINISTRATORIT


FED invest-i do të vazhdojë të mbështesë dhe forcojë pozicionin unik që gëzon në sektorin financiar në Shqipëri, si lider i shërbimeve financiare në zonat rurale dhe me një prezencë gjithnjë e në rritje në zonat urbane, me target kryesor sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm. FED invest-i do të kapitalizojë modelin e vet qeverisës “Anëtari në Qendër” për të zhvilluar strategji bashkëkohore me qëllim ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare konkurruese, si dhe për të qenë pranë anëtarëve tanë dhe targetit të synuar. Krahas përmirësimit të infrastrukturës moderne të rrjetit të degëve, që mbulon gjithë territorin e Shqipërisë, do të vazhdojë digjitalizimi i shërbimeve dhe produkteve financiare. Anëtarët e FED invest-it do të kenë mundësi t’i kryejnë të gjitha këto shërbimeve nëpërmjet “internet banking” dhe aplikacioneve që do të ndërtohen për këtë qëllim, veçanërisht në lidhje me produktet e pagesave dhe procesit të kredidhënies.

Z. Perlat Sulaj

Administrator i FED invest