AL / EN

Gerti Xhaferri

Blegtor

Nizhavec, Pogradec

 

ABA Online, një platformë informative dhe me interes për çdo fermer.”

Gerti Xhaferri është një ndër fermerët më të rinj dhe punëtorë të zonës së Nizhavecit, Pogradec. Ai mbarështon të imta dhe gjedhë. Në këtë biznes familjar ai ndihmohet kryesisht nga e shoqja dhe djali i madh. Në sezone të ndryshme Gerti emigron në Greqi apo Maqedoni, ku gjithashtu merret me blegtori dhe mëson më shumë mbi praktikat e vendeve fqinje në këtë sektor, të cilat i aplikon në përmirësimin e aktivitetit të tij.

Ai ka vendosur marrëdhënie të rregullta dhe serioze me tregtarët për shitjen e qumështit. Të njëjtin seriozitet dhe përgjegjshmëri e ka treguar edhe marrëdhënia e ngushtë e bashkëpunimit me FED invest ndër vite. Gerti gëzon respektin e gjithë zonës dhe sot është edhe një referues i palodhur për të gjitha produktet e FED invest dhe shërbimet e ABA Online.

“Stafi i FED invest më informoi lidhur me shërbimet në ABA Online, ku kam gjetur informacion të pasur dhe me interes për të gjithë fermerët. Informimi në kohë reale përmes ABA Online lidhur me skemën e mbështetjes me inpute, më bëri të aplikoj me sukses me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për të përmbushur  kriteret e skemës. Pas aplikimit, mu miratua kërkesa dhe jam shumë i lumtur për bashkëpunimin. Nga kjo skemë kam përfituar misër për bagëtinë.”- tregon Gerti. “ABA Online, është vërtet një platformë informative dhe me interes për çdo fermer.”