Ardjan Lulaj

Aktiviteti: Rritës dhe tregtar bimësh medicinale
Zona: Malësi e Madhe, Shkodër
“Tregu ABA Online, mund te jete katalizatori per tregtimin online gjate pandemise”
Teksa vizitojme plantacionet me bime medicinale ne Malesine e Madhe, surprizohemi per mire me angzhimin serioz te kesaj zone per te kultivuar bime medicinale autoktone. Z. Ardjan Lulaj, eshte njeri prej tyre, por edhe kultivuesi me i madh ne zone. Ka mbaruar studimet e larta per bio-kimi dhe gjithashtu jep mesim ne kete fushe.
Z. Ardjan tregon se ka filluar te investohet fuqishem ne industrine e bimeve medicinale, pas nje studimi te kerkesave per keto bime. Fillimisht ai kultivoi 1 ha sherebele dhe me kerkesen e tregut sot ka shtuar aktivitetin me dhjetra hektare toke.
Per te shtuar sasine e kutivuar z. Ardjan tregon se gjithashtu bleu fidane te Bregut Dalmat si dhe fara angleze dhe sllovene per keto bime medicinale, por cilesia e sherbeles nuk ishte e njejta. “Fara jone autoktone jep prodhim bio kumbuese dhe me vlera kurative te jashtezakonshme.
Duke pare ecurine e prodhimit dhe tregtimit, kerkeses se larte ne treg por edhe kostos se ulet per kultivimin e bimeve medicinale, z. Ardjan zhvilloi aktivitetin duke marre me qira toka te braktisura.
Keto bime medicinale jane bime shumevjecare, jetegjatesia e bimes se livandos dhe rozemarines eshte 25 vjet. Jetegjatesia e sherebeles per 7 vjet dhe Timusi per 5 vjet. Pas mbjelljes ato thuajse nuk kane asnje nevoje shtese per te dhene prodhim. Jane bime vetekuruese, pra ne nuk perdorim pesticide apo herbicide, dhe nuk kane nevoja per ujitje shtese pervec ujitjes natyrale (shiut). Bimet medicinale kultivohen ne fushe te hapur dhe nuk ka nevoje per sistem sigurie apo mbrojtjeje”, shpjegon Ardjani.
Pandemia nuk ka ndikuar aspak ne aktivitetin bujqesor te z. Ardjan. Eshte krejt e kunderta, vlera e bimeve medicinale per perpunimin e cajrave apo aromave natyrale eshte rritur me kerkesen e tregut. Nga ana tjeter, z. Ardjan na shpjegon se Pandemia ka ndikuar ne aksesimin e tregjeve europiane. Perpara pandemise, Ardjani shpjegon se merrte pjese ne panairet me te medha Europiane per te terhequr investitore apo tregtare te medhenj europiane. “Tregu ABA Online, mund te jete katalizatori per tregtimin online gjate pandemise”, shpjegon Ardjani. Ai gjithashtu shikon ABA Online si nje mudesi e vyer per te komunikuar me ekspertet dhe te ndare problematikat e dites.
Shpërndaj në rrjetet sociale :