AL / EN

Agim Bleta

Perime Fushe, Mollë, Grurë

Tren, Devoll

 “Hera e parë që përfitoj, shumë faleminderit për mbështetjen me inpute bujqësore.”

Familja Bleta kultivon rreth 20 ha tokë bujqesore me qepë, patate, grurë, dhe mollë. Për të gjitha këto, kanë marrë toka bujqesore me qira, si dhe për t’ju përgjigjur kërkesave për ujitje, kanë ngritur një impjant vaditjeje.

Takohemi me Z. Agim Bleta, me profesion agronom. Agimi tashmë në pension, nuk u ndahet punëve bujqësore. Madje duke qeshur, shprehet se është në rolin e administratorit, ku familjarët marrin të gjitha udhëzimet për një sezon të mbarë dhe kjo formë menaxhimi e aktivitetit të biznesit familjar ka rezultuar e suksesshme.


Falë prodhimit me cilësi dhe rendimentit të lartë të produkteve bujqësore, marrëdhënieve serioze me tregtarët dhe një etike të lartë profesionale, Agimi ka siguruar tashmë një treg për t’u dëshiruar.

“Çelësi i suksesit qëndron tek varieteti. Kohët e fundit po eksperimentoj me hibridë Campero, një varietet i specializuar dhe me rendiment të lartë. Punët agronomike vijnë të dytat. Nuk përdor kurrë hormone, dhe spërkatjet i bëj të kontrolluara. Duhet ti rrish tek koka bujqësisë”, shprehet Agimi.

Falë mbështetjes së FED invest, Agimi dëshiron ta zhvillojë edhe më shumë aktivitetin. Ky partneritet i ngushtë me FED invest, e prezantoi familjen Bleta me aplikacionin ABA Online, si një platformë digjitale që ka parësor fermerin dhe nevojat e tij.

Si një përdorues i rregullt, Agimi u informua përmes ABA Online lidhur me Skemën e Mbështetjes me Inpute Bujqësore. Aplikoi në kohë, me gjithë dokumentacionin e rregullt dhe përfitoi nga skema, blerjen e farave cilësore për prodhimet e fushës. FED invest vazhdon të mbajë fokusin në arritjen e nevojave të fermerëve, po ashtu edhe duke i paraprirë me informacion dhe skema konkrete sipas natyrës së biznesit.

“Hera e parë që përfitoj, shumë faleminderit për mbështetjen me inpute bujqësore.”

Shpërndaj në rrjetet sociale :