Rreth Nesh

Të ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, veçanërisht për popullsinë që jeton në zonat rurale të Shqipërisë, me qëllim rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e përgjithshëm të varfërisë.

ANËTARËT

SHKK "FED invest", në bazë të Ligjit për SHKK është një kooperative financiare. Anëtarët përfitues të shërbimeve të tij, kryesisht banorë të zonave rurale dhe semi-urbane, janë dhe njëherazi pronarë të vetëm të shoqërisë të kursim kredititit "FED invest". Vendimmarrja e anëtarëve është e bazuar në parimin “një anëtar = një votë”, pavarësisht shumës së kontributit të paguar në kapital. "FED invest" është një shoqëri me kapital 100% shqiptar. Organet e shoqërisë janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Drejtues, Komiteti i Kontrollit dhe Administratori. Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kontrollit zgjidhen prej Asamblesë të Përgjithshme të shoqërisë për një periudhë katër vjeçare dhe me të drejtë rizgjedhje. Në fund të vitit 2019, "FED invest" numëron më shumë se 69,000 anëtarë.

DEGËT

Degët janë njësi organizative në varësi të SHKK "FED invest", të shtrira thuaj

se në të gjitha bashkitë e vendit, kryesisht në zonat rurale. Degët ushtrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjitha apo disa nga veprimtaritë e SHKK "FED invest". Në përgjithësi, anëtarësimi bëhet në degën, që i përket zonës gjeografike ku anëtari ushtron veprimtarinë e tij, me kritere të bazuara në interesin e përbashkët të shoqërisë dhe anëtarit. Anëtarësia në çdo zonë zgjedh Bordin Drejtues të degës përmes parimit “një antar = një votë”. Bazuar në këtë parim më shumë se 200 anëtarë të FED invest janë zgjedhur si drejtues të komuniteteve të tyre. Në fund të vitit 2019, "FED invest" e ka të shtrirë aktivitetin e tij në pjesën më të madhe të fshatrave të Shqipërisë dhe mundëson akses në shërbime financiare për më shumë se 45% të popullsisë të vendit që banon në zonat rurale.

 

Këshilli Drejtues është organi ekzekutiv i SHKK "FED invest" që administron shoqërinë dhe është përgjegjës për manaxhimin e aktivitetit të biznesit dhe kontrollit të fondeve. Këshilli Drejtues ka për detyrë që t’i raportojë Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me situatën financiare të shoqërisë dhe detyrat e ngarkuara nga ajo. Këshilli Drejtues i "FED invest" është i përbërë nga 5 anëtarë të zgjedhur prej Asamblesë së Përgjithshme për një mandat katër vjeçar, me të drejtë rizgjedhje. Anëtarët e Këshillit Drejtues të "FED invest" janë të individë të respektuar në fushat e tyre të ekspertizës dhe me reputacion në komunitetet ku bëjnë pjesë.

Antarët e Këshillit Drejtues:

Zj. Zana Konini eksperte në Financë Sociale prej 28 vjetësh
Zj. Merita Cani eksperte në Financë dhe Bankë, mban titullin Akademik Doktor (PhD)
Zj. Lindita Milo Lati
eksperte në Financë dhe Bankë, mban titullin shkencor "Profesor, graden shkencore “Doktor” (PhD)
Z. Valentin Gocaj ekspert vendor për administrimin dhe prodhimin në bujqësi
Z. Drini Salko ekspert në Financë dhe Bankë, mban titullin Akademik “Profesor Doktor” dhe Grade shkencore “Doktor” (PhD).

 

Këshilli Drejtues i FED invest në zbatim të strategjisë së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme siguron garantimin e interesave të anëtarësisë, arritjen e objektivave strategjike dhe një kontroll të manaxhimit të kujdesshëm të rrezikut.

Komiteti i Kontrollit është i përbërë nga 3 anëtarë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

Antarët e Komitetit të Kontrollit:

Zj. Haxhire Demirxhiu Kryetare, eksperte në fushën e kontabilitetit dhe auditimit
Zj. Lefteri Liçka Anëtare, eksperte në fushën e kontabilitetit;
Z. Flamur Rroshi Anëtar, ekspert në fushën e Bujqësisë;

Komiteti i Kontrollit kontrollon dhe mbikëqyr zbatimin e procedurave kontabël dhe të   kontrollit të brendshëm të SHKK-së, duke përfshirë edhe rregullat e vendosura nga Banka e Shqipërisë dhe ASD-së, bën vlerësimin e situatës financiare të SHKK-së, bazuar në raportin e ekspertit kontabël të regjistruar, miraton raportet dhe deklaratat  financiare, të përgatitura  nga  SHKK-ja, me qëllim publikimin e tyre, kontrollon përputhshmërinë e veprimtarisë së  SHKK-së me aktet ligjore e nënligjore dhe njofton për përfundimet Këshillin Drejtues, etj.

 

Stafi

SHKK "FED invest" ka 249 punonjës me kohë të plotë të shtrirë në të gjithë rrjetin e saj të degëve, sipas të dhënave të raportit të vitit 2019. Të gjithë punonjësit kanë përfunduar arsimin e lartë në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe 30% e tyre kanë përfunduar studimet master në fushën e ekonomisë. Mosha mesatare e punonjëve të shoqërisë është 41 vjeç dhe 52.44% e stafit janë gjinia femërore. Në varësi të departamentit në të cilin punojnë, punonjësit e shoqërisë trajnohen gjatë peridhës të provës dhe janë subjekt i trajnimeve të vazhdueshme që shoqëria organizon pas kësaj periudhe.

Ne ishim të parët …………….

Një projekt parapilot me vlerë $20,000 i Bankës Botërore në vitin 1992 që kishte për qëllim zbutjen e varfërisë në vend, hodhi bazat për themelimin dhe rregullimin me ligj të shoqërive të kursim kreditit (SHKK), që do të operonin në zonat rurale të vendit. Ofrimi i shërbimeve të munguara financiare, mbështetja e inciativës private dhe përmirësimi gradual i standardeve të jetesës ndër vite, mundësoi lulëzimin e aktivitetit të shoqërive të kursim kreditit dhe rritjen e kapaciteteve të tyre financiare. Duke vlerësuar nevojën për një organizim të përgjithshëm më të mirë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të shoqërive të kursim kreditit, 60 prej tyre themeluan Unionin Shqiptar Kursim Kredi (Unioni) në vitin 2002. Një institucion ombrellë që mbështeste krijimin, mbikëqyrte punën e SHKK-ve dhe shërbente si levë financiare për to.

 

 

Gjithmonë Financë Sociale

Zgjerimi sasior dhe cilësor i aktitivitetit të SHKK-ve dhe Unionit nxorri në pah mundësi të reja për rritje të mëtejshme. Me mbështetjen e plotë të Bankës të Shqipërisë dhe konsulencën e Rabobank International Advisory Services – RIAS, u sugjerua konsolidimi i Unionit dhe SHKK-ve të tij përbërëse, në një institucion të vetëm. Institucioni i ri do të mbante një sistem qeverisjeje me dy nivele dhe administrim të aktivitetit operacional me një nivel, sipas eksperiencave më të mira europiane. Ky organizim do të mundësonte përmirësimin e efiçencës institucionale në vendimmarrje, rritje të kapaciteteve financuese për fermerët, si dhe zgjerim të gamës të produkteve dhe shërbimeve që institucioni ofron. Në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit SHKK në datën 4 Dhjetor 2015, u miratua bashkimi vullnetar me përthithje i 70 SHKK-ve në shoqërinë ekzistuese të kursim kreditit "FED invest".

Në datën 2 Mars 2016 Banka e Shqipërisë licencoi Shoqërinë Kursim Kredi “FED invest”.

FED invest është një model i suksesshëm koooperimi i fermerëve shqiptare, në pronësi të tyre dhe aktualisht ka rreth 69 mijë anëtarë. Qëllimi i tij është ofrimi i shërbimeve financiare dhe jofinanciare ndaj anëtarësisë së vet.

FED invest vazhdon të jetë i dedikuar në përmbushjen e misionit social në zonat rurale: gjenerimi i vendeve të punës, zhvillimin hap pas hapi të fermës familjare, duke ndikuar sadopak në uljen e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë popullatë.

I gjithë kuadri rregullativ është hartuar duke u bazuar në punën shumë vjeçare të Institucionit, kontributin e të zgjedhurve, kapacitetet aktuale njerëzore, në përshtatje të balancuar me kërkesat e kohës.

 

Krijimi dhe konsolidimi i FED invest është vlerësuar si një histori suksesi nga Banka Botërore dhe CGAP.

Global Financial Development Report 2017/2018

World Bank Publication

Banking Without Borders

               

Në këto 28 vjet financë sociale, duke kthyer kokën pas, mendimi na çon në ato ditë të fillimit, kur fjala kredi ishte e huaj për zonën rurale. Mund të themi me plot besim se për një çerek shekulli me rradhë, FED invest ka provuar se është partneri kryesor dhe ekskluziv në zonën rurale. Pozicioni lider në mikrofinancë është arritur përmes përpjekjeve titanike të stafit dhe të zgjedhurve, të përkushtuar dhe të vendosur të jenë pranë njerëzve edhe për dekada të tjera!

 

Aktualiteti

Pas një eksperience gati 5 vjeçare jemi përpjekur të analizojmë këndvështrimet e të gjitha palëve të interesuara dhe na rezulton se konsolidimi vlerësohet si një situatë e favorshme për të gjithë:

  • Anëtarët: Rritja e niveleve të shërbimeve dhe ofrimi i shërbimeve të afërta pranë degëve të reja.
  • Të zgjedhurit: Rritje e mundësisë për zhvillim ekonomik lokal.
  • Stafi: Më shumë mundësi për ngritje kapacitetesh dhe karrierë.
  • Rregullatori: Lehtësia e mbikëqyrjes mbi një sistem të konsoliduar.
  • Fermerët: Një partner me një interes të përbashkët për forcimin e financimit të zinxhirit të vlerave.
  • Shqipëria: Një Institucion i fortë Financiar i fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

 

Natyrisht të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi përpara dhe për përgjegjësitë e institucionit në raport me anëtarin e komunitetin, FED invest do të vazhdojë të zgjerojë shkallën dhe format e ndërhyrjes, duke rritur performancën dhe qëndrueshmërinë financiare. Gjithashtu, në vazhdim të përmbushjes së misionit social, FED invest do të punojë për të lehtësuar aksesin e njerëzve të varfër dhe me të ardhura të ulta për shërbime financiare, duke forcuar aftësitë institucionale, adoptuar shërbimet financiare sipas nevojave specifike dhe trajnuar stafin mbi një bazë të vazhdueshme.

Së fundi, FED invest nuk mund të maksimizojmë vlerën e anëtarëve dhe të ndikojë tek komuniteti pa arritur një rritje të qëndrueshme, që do të thotë bazë solide e kapitalit, rritjen e efikasitetit, përfitimin më të fortë, edhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë më të avancuar.

FED invest luan një rol aktiv në komunitet, duke evidentuar në vazhdimësi vlerat thelbësore aq të dallueshme për çdo anëtar të tij që në vite, me punë e përkushtim, ka formësuar dhe konsoliduar.



  1. Vizion
  2. Ekspertizë
  3. Bashkëpunim
  4. Përgjegjësi
  5. Ndershmëria dhe Mirëbesimi
  6. Profesionalizëm
  7. Fuqizim

     

     

     

     

FORCIMI I PARTNERITETEVE FINANCIARE DHE STRATEGJIKE

Partnerët tanë ekzistues dhe të rinj janë një aset i çmuar për nxitjen e zhvillimit nëpërmjet financimeve, njohurive teknike, rrjetit të kontakteve.Ne vazhdojmë të rritemi e forcohemi nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë strategjikë ndërkombëtare, duke:

  • Përfituar asistencë e këshilla të çmuara teknike për të ndërtuar strategji e modele biznesi;
  • Siguruar financime e grante për fuqizimin e kapitalit dhe zgjerimin e veprimtarisë;
  • Iniciuar dhe eksperimentuar me risi teknologjike dhe digjitale;
  • Zhvilluar kapacitete për të manaxhuar më mirë riskun dhe fuqizuar punonjësit e manaxhimin;
  • Përmirësuar qeverisjen korporative dhe kuadrin rregullator;

 

Rabo Bank - Rritje me Projektet Strategjike
Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare, me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale 

Faza e II e Projektit me Qeverinë Holandeze, EFSE DF dhe Rabo Partnership

Projekti FIAS - Projekti i përfshirjes financiare të fermave familjare

Fondi i Garancisë në kaudrin e programit Europian EaSI për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Europian për punësimin dhe inovacionin social, për një shumë maksimale ​
75 milionë euro deri ne vitin 2024

EFSE Impact Report 2019
Nourishing the roots of family farms

TRANSFORMING FED INVEST IN ALBANIA

Kliko dhe lexo Raportin e Plotë

Marrëveshja me RCGF për Fondin e Garancisë në vlerën 3.2 milionë Euro

 

Marrëveshje me Programin Italo-Shqiptar të Zhvillimit të SME-ve.

Partner i projektit rajonal Interreg Balkan-Mediterranean "Ndërtimi i bazës së njohurive për NMV-të" Skills4MSEs

Marrëveshje  për borxhin e varur prej 0.5 milion Euro me Helenos Fund

 

Marrëveshje me World Planet Foundation për kredinë pa interes prej 0.3 milion Euro

 

RAPORTE VJETORE DHE AUDIT

Raport Vjetor 2019

Raport Vjetor 2018

Raport Vjetor 2017

Raport Vjetor 2016