AL / EN

Aktiviteti:    Pemëtore

Zona:        Llakatund, Vlorë

Qazim Muhametaj është një nga fermerët më të mëdhenj të Llakatundit të Vlorës. Familja Muhametaj ka investuar në bujqësi dhe Z. Qazim shprehet se kultivimi i frutave të ndryshme, edhe ato më ekzotiket, është pasioni i tij më i madh. Edhe pse sot është 73 vjeç, tregon se puna e ka mbajtur të fortë dhe aktiv gjatë gjithë kohës.

 “Është më efektive kur investohesh në një sektor dhe rritesh bashkë me të”, na këshillon Z. Qazim. Sot, familja Muhametaj kultivon 5 ha pemë frutore, kryesisht; shegë, ftonj, kumbulla, mollë, kivi dhe luleshtrydhe.

Qazim ka bashkëpunuar me FED invest dhe është financuar si një nga anëtarët më seriozë dhe besnikë të institucionit tonë.

“Oficeri i kredisë së FED invest më prezantoi me ABA Online edhe me aplikimin e skemës së mbështetjes me inpute bujqësore. Aplikuam në kohë, pa shumë burokracira dhe përfituam inpute në formën e pesticideve. Një falenderim për të gjithë stafin tuaj për këtë përkrahje”, shprehet z. Qazim.

Si fermer inovator që është, Z. Qazim gjithashtu është ndër fermerët e parë në vend që kultivon frutin ekzotik japonez “Goji Berri”, apo “Mana Goxhi” në shqip. I panjohur për konsumatorin shqiptar, ky frut është me jetëgjatësi 100 vjeçare. Z. Qazim tregon se këtë frut të rrallë në vendin tonë fillimisht e kanë kultivuar izraelitët, për shijen e veçantë dhe vetitë mjekësorë. “10 kokrra në ditë të manave goxhi japin një efekt mrekullibërës për organizmin e njeriut”, shpjegon Z. Qazim. “Ky frut mund të konsumohet i freksët, i thatë ose mund të përpunohet dhe bëhet liko dhe reçel. Është një frut me shumë vitamina ushqyese dhe madje kam rekomanduar edhe fermerët e zonës ta mbjellin”.

Vlerat kurative janë të panumërta dhe ky ndoshta është sekreti i Z. Qazim, për gjendjen  e tij kaq aktive.

 

Shpërndaj në rrjetet sociale :