E përshtatshme për përdorim të përditshëm për të depozituar para, për të paguar fatura të ndryshme, për të tërhequr pagën, paguar një kredi apo detyrim, për transferta automatike me palë të treta si qira, furnitor, pagesa utilitare etj…
ME ANË TË NJË LLOGARIE RRJEDHËSE JU MUND TË
- ADMINISTRONI më mirë të ardhurat tuaja;
- RUANI paratë tuaja nga humbja apo vjedhja;
- KRYENI pagesa të ndryshme duke kursyer kohë dhe në menyrë efikase;
- Mund të depozitoni para për kursime;
- Kontrolloni në çdo kohë veprimet tuaja financiare;
- Mundëson kalimin e shpejtë të fondeve të ndryshme Paga, Pagesat e kësteve të kredisë, pagesa utiltare etj…
FED Online është një shërbim bankar elektronik i ofruar nga FED invest, me anë të të cilit ju mund të grumbulloni informacion dhe të kryeni transaksione të ndryshme, duke përdorur kompjuterin, tabletën ose telefonin tuaj celular. Ju mund të kontrolloni informacionin e llogarisë suaj, gjendjen dhe regjistrin e transaksionit të llogarisë rrjedhëse dhe të kursimit, detajet e kredive dhe skedulin e ripagimit të kredisë.
Gjithashtu, mund të transferoni para nga llogaria juaj në llogarinë e një anëtari tjetër në FED invest.
Ofrimi i shërbimit do të zgjerohet me shërbime të tjera si: pagesat e faturave të shërbimeve, transferimin e parave në një llogari në bankat e tjera tregtare në Shqipëri dhe shumë më tepër.
https://www.fedinvest.al/sh%C3%ABrbimet-jo-financiare/edukimi-financiar/fed-online-internet-banking/#
Paguani pranë FED invest faturën e energjisë elektrike FSHU-OSHE
FED invest u ofron të gjithë anëtarëve mundësine për të paguar faturën e energjisë elektrike në çdo degë.
Me FED invest të gjithë anëtarët mund të kryejnë pagesat e energjisë elektrike pa komision, sigurt dhe shpejt, madje edhe për familjarët e tjerë.
Këto pagesa kryhen pranë çdo degë:
- Në sportelet e FED invest
- Nga Llogaria Rrjedhëse
- Me Debitim Direkt (pagesë automatike mujore).
KY SHËRBIM OFROHET PA KOMISION PËR TË GJITHË ANËTARËT.