AL / EN

 

DEKLARATA E PRIVATËSISË SË TË DHËNAVE DHE SIGURISË SË INFORMACIONIT

Ky dokument ka për qëllim informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e grumbullimit, përpunimit, përhapjes, ruajtjes së privatësisë dhe masave të sigurisë, për të dhënat e përpunuara nga faqja jonë "web", procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe nënligjor, për mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbrojtja e privatësisë suaj kur vizitoni dhe përdorni faqen tonë të internetit (www.fedinvest.al) dhe platformat e saj, është shumë e rëndësishme për ne, ndaj, kemi kënaqësinë t'ju informojmë se FED invest dhe ABA Online është përgjegjës për privatësinë e të dhënave në këtë faqe interneti. FED invest dhe ABA Online zbaton me kujdes bazën ligjore të mbrojtjes së të dhënave (ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar, GDPR dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale) gjatë përdorimit dhe përpunimit të tyre. Institucioni jonë rezervon të drejtën e përdorimit të të dhënave personale në masën e lejuar me ligj, në varësi të të drejtave të personave të prekur siç përshkruhet më poshtë.

Kjo deklaratë e privatësisë është e vlefshme vetëm për www.fedinvest.al dhe platformat përkatëse të saj (www.abaonline.al), jo për platformat apo faqet e internetit që menaxhohen dhe operohen nga palë të treta. Ju lutemi referojuni deklaratave të privatësisë së faqeve që menaxhohen dhe operohen nga palë të treta, pasi këto faqe janë jashtë kontrollit tonë dhe FED invest nuk është përgjegjës për përmbajtjen e tyre dhe masat e mbrojtjes së të dhënave.

Kjo Politikë mund të ndryshojë në rast ndryshimi ligjor apo të kushteve të punës të insitucionit tone. Modifikime të tilla do të jenë efektive menjëherë pas postimit. Ju sugjerojmë ta rishikoni këtë "Politike te Privatesise" në mënyrë që të jeni në dijeni të ndryshimeve.

 

[1.] PSE I MARRIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

FED invest është subjekt i madh kontrollues/përpunues i të dhënave personale, në kuptim të Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar. Si i tillë ka detyrim plotësimin e të gjitha parashikimeve të mësipërme ligjore në kryerjen e grumbullimit, përpunimit të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në veçanti, të drejtën e ruajtjes së privatësisë.

Në faqen tone të internetit, në disa rubrika si "Aplikimi për Kredi", rubrika "Regjistrohu", rubrika "FED online" apo "Histori Suksesi" kërkohet nga përdoruesi që të plotësohen disa nga të dhënat personale. FED invest në këtë kuadër, mbledh të dhënat personale në lidhje me vizitorët në faqen tone, klientët/anëtarët, kandidatët për punësim dhe individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, aplikime etj.

Të dhënat personale përdoren vetëm për qëllimin dhe kohëzgjatjen për të cilin ato merren si:

-Aplikues për produktet tona - vetëm në funksion të procesimit të aplikimit për shqyrtimin e dosjes së kredisë dhe Kërkimin në Bankën e Shqipërisë,

-Aplikues për punë -vetëm në funksion të procesit të rekrutimit.

-Ankuesit apo individët që paraqesin kërkesa për informacion - vetëm në funksion të shyrtimit të ankesës/kërkesës së individit,

-Vizitorëve të faqes web - Me anë të faqes web institucioni u vjen ne ndihmë anëtarëve apo vizitorëve të tjerë të faqes për t'i njohur ata me produktet dhe shërbimet e ofruara

Të dhënat e mësipërme, mbrohet dhe përpohet në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme dhe vetëm për qëllimin specific për të cilin janë dhënë. Këto të dhëna shkatërrohen (asgjësohen) dhe fshihen nga sistemi në përfundim të afatit ligjor të ruajtjes.

 

[2.] PRIVATËSIA E TË DHËNAVE

Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me shërbimet që ofrohen nëpërmjet internetit nga kjo faqe menaxhohet nga stafi jonë i dedikuar. Asnjë informacion që rezulton nga shërbimi nëpërmjet internetit nuk komunikohet ose shpërndahet përveç rasteve kur informacioni kërkohet nga organet kompetente që e fitojnë këtë të drejtë me ligj të veçantë duke respektuar kërkesat e ligjit.

Të dhënat personale që japin përdoruesit apo vizitorët e faqes, përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit ose për plotësimin e kërkesës dhe i komunikohen ofruesit të sherbimit dhe palëve të treta, vetëm nëse nevojiten për këtë qëllim, duke respektuar kërkesat e ligjit. Punonjësit e FED invest i nënshtrohen detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij, dhe mund t'ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme.

 

[3.] Partnerët

FED invest dhe ABA Online bashkëpunon me partnerë të cilët janë përzgjedhur me kujdes dhe marrin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar që të dhënat tuaja të përpunohen në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave dhe që të drejtat tuaja të mbrohen. Partnerëve nuk u lejohet të përdorin të dhënat personale të ofruara për qëllimet e tyre ose për reklamim ose t'ja ofrojnë palëve të treta.

 

[4.] SIGURIA E TË DHËNAVE

FED invest sjell në vëmendje të cdo përdoruesi se pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin tonë, ne implementojmë një sistem sigurie të standartëve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshem të ketyre të dhënave, ne përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Përsonale". Në përdorim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nën kontrollin tonë kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesin e përsonave të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht duke vënë në funksionim teknologji të reja. Jemi të angazhuar maksimalisht në plotësimin e kushteve të konfidencialitetit, integritetit dhe vijueshmërisë së informacionit gjatë ushtrimit të veprimtarisë sonë të përditëshme. Prandaj, siguria e informacionit dhe e aseteve konsiderohet si thelbësore për funksionimin e suksesshëm të institucionit tonë. Për të mbrojtur sigurinë e informacionit përballë incidenteve dhe ngjarjeve të padëshiruara ne kemi një Sistem të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS) që është në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO/IEC 27001 për sigurinë e informacionit. Jemi të vetëdijshëm që sistemi ynë i menaxhimit duhet të ndryshohet dhe përmirësohet vazhdimisht për të përmbushur nevojat e klientëve tanë dhe kërkesat e legjislacionit në fuqi, ndaj vendosim vazhdimisht qëllime dhe objektiva të reja duke rishikuar proceset tona për të siguruar që:

a) Ruhet konfidencialiteti i informacionit;

b) Informacioni të jetë i aksesueshëm vetëm nga persona të autorizuar nga brenda ose jashtë FED invest;

c) Janë plotësuar kërkesat rregullatore dhe legjislative;

d) Ruhet integriteti i informacionit gjatë gjithë procesit;

e) Planet e vazhdimësisë së biznesit vendosen, mirëmbahen dhe testohen.

f) I gjithë personeli është i trajnuar për sigurinë e informacionit dhe informohet se pajtueshmëria me politikën është e detyrueshme;

g) Raportohen dhe hetohen të gjitha shkeljet e sigurisë së informacionit dhe dobësitë e dyshuara;

h) Kemi akte të brendshme rregullative që parashikojnë të gjitha procedurat TIK dhe procese që mund të lidhen edhe me masat e kontrollit për viruset, fjalëkalimet dhe planet e vazhdimësisë;

i) Janë plotësuar kërkesat e biznesit për disponueshmërinë e informacionit dhe sistemeve;

j) ISO është përgjegjës për ruajtjen e politikës dhe për të ofruar në bashkëpunim me Departamentin Juridik mbështetje dhe këshilla gjatë zbatimit të saj.

Të gjithë Drejtuesit e Njësive/Departamenteve janë drejtpërdrejt përgjegjës për zbatimin e politikës dhe sigurimin e pajtueshmërisë së stafit në njësitë/departamentet e tyre përkatëse. FED invest siguron që rishikimi i Politikës së Sigurisë së Informacionit dhe dokumenteve përkatëse të kryhet të paktën çdo vit, ose kur ka ndryshime ligjore

 

[5.] TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE

Në zbatim të legjislacionit shqiptar, ju keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale të përpunuara nga ne:

1. E drejta për t'u informuar në lidhje me ato të dhëna që janë duke u përpunuar, pse po përpunohen dhe kujt tjetër mund t'i kalohen të dhënat.

2. E drejta për të patur akses në të dhënat tuaja personale të përpunuara dhe marrja e kopjes së tyre;

3. E drejta për korrigjimin e të dhënave tuaja personale të përpunuara nga FED invest në rast se ato janë jo të plota ose të pasakta;

4. E drejta për të kërkuar fshirjen e të dhënave tuaja personale nëse vlen ndonjë nga sa vijon: të dhënat personale nuk janë më të nevojshme në lidhje me qëllimet për të cilat janë mbledhur; ju keni tërhequr pëlqimin tuaj dhe nuk ka asnjë bazë tjetër ligjore për përpunim; të dhënat tuaja personale janë përpunuar në mënyrë të paligjshme; etj.

5. E drejta për të kundërshtuar dhe kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja personale në rastet e parashikuara nga ligji;

6. E drejta për transportueshmëri të të dhënave tuaja personale dhe marrjen e të dhënave të tilla në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga pajisjet respektive (me kusht që FED invest të ketë aftësinë teknike përkatëse);

7. E drejta për të kundërshtuar tërhequr pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale në çdo kohë.

8. E drejta për t'u ankuar:

Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë:

- FED invest dhe ABA Online duke kontaktuar adresën e mëposhtme: info@fedinvest.al ose aba@fedinvest.al

- Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë, në përputhje me parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi.

Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

Konaktoni me Komisionierin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në:

Faqe web: www.idp.al

Adresa: Rruga "A. Toptani", Kati II-të

e-mail: info@idp.al

TEL: +35542237200;FAX: +35542233977;Green No: 08002050

Kontaktoni me FED invest:

Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web: www.fedinvest.al dhe platformën ABA Online www.abaonline.al, lutemi të na kontaktoni në:

Person Kontakti: E.Bici, Departamenti Juridik në FED invest e-mail: ebici@fedinvest.al
Person Kontakti: O.Doçi, në FED invest e-mail: odoci@fedinvest.al
e-mail 2: info@fedinvest.al
Adresa: FED invest Rruga "Qemal Stafa", PII. 70, kati 2, Tiranë, Shqipëri, Kodi postar 1001, Tel: 355 4 2251910/1

Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t'ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë dhe sigurisë së informacionit, në funksion të përdorimit të faqes web të FED invest dhe Platformës ABA Online.

Ju falënderojmë për vëmendjen dhe besimin ndaj produkteve/shërbimeve tona.