Pozicione Vakante
Vende të lira pune
NJOFTIM PUNËSIMI
FED invest është një institucion i rëndësishëm financiar në Shqipëri, me një traditë 34 vjecare në treg, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. FED invest shpall pozicionin vakant:
‘’Specialist Audit i Brendshëm ’’
Departamenti Audit i Brendshëm
Qëllimi i pozicionit
Të kontribuojë në vlerësimin e pavarur dhe objektiv të efektivitetit të sistemit të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të riskut dhe proceseve të qeverisjes së institucionit, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme.
Përgjegjësitë kryesore
- Kryen auditime sipas planit vjetor të auditimit të miratuar.
- Vlerëson sistemet e kontrollit të brendshëm dhe efektivitetin e tyre.
- Analizon proceset operative, financiare, kreditore dhe administrative.
- Vlerëson risqet operative, financiare, ligjore dhe të pajtueshmërisë.
- Kontrollon respektimin e akteve ligjore, rregulloreve dhe procedurave të institucionit.
- Harton raporte auditimi dhe rekomandime për përmirësimin e proceseve.
- Monitoron zbatimin e rekomandimeve dhe raporton mbi progresin.
- Bashkëpunon me auditorët e jashtëm, autoritetet mbikëqyrëse dhe strukturat e tjera të institucionit.
Kriteret e pranimit
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, Audit ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3–5 vite eksperiencë pune në audit të brendshëm, audit të jashtëm, menaxhim risku, pajtueshmëri (Compliance) ose kontroll të brendshëm.
- Eksperiencë e mëparshme në sektorin financiar, bankar ose mikrofinanciar.
- Njohuri të mira të kuadrit ligjor dhe rregullator që rregullon veprimtarinë e institucioneve financiare.
- Njohuri mbi menaxhimin e riskut dhe sistemet e kontrollit të brendshëm.
- Aftësi shumë të mira analitike, raportimi dhe interpretimi të të dhënave financiare.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Excel dhe programeve të tjera të analizës së të dhënave.
- Integritet profesional, objektivitet dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
Përbëjnë avantazh
- Certifikime profesionale
Të interesuarit duhet të dergojne CV, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresen e e-mailit: hr@fedinvest.al
Afati i aplikimit
Aplikimet pranohen deri më datë 13.10.2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
NJOFTIM PUNËSIMI
SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 34 vjeçar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:
“Arkëtar” Dega Ura Vajgurore
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Kryen veprimet me arkën e degës.
- Administron dokumentacionin kontabël dhe mbështetës të degës.
- Mban përgjegjësi për arkivimin e dokumentacionit të degës.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Arsim i lartë për ekonomi.
- Eksperiencë profesionale 2 - 3 vjeçare.
- Te jetë banues i rrethit për të cilin aplikon.
- Të njohë programet bazë të punës në kompjuter.
- Te ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.
Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresën e e-mailit: hr@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:
- CV në gjuhën Shqipe.
Aplikimet pranohen deri më datë 07.10.2026.
Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.
_______________________________________________________________________________________________________
INTEGRIM I HARMONIZUAR DHE PROFESIONAL I BURIMEVE NJERËZORE
Kriteret e përzgjedhjes
- Arsimi dhe edukimi i lartë
- Eksperiencë pune në sektorin financiar apo bankar
- Kapaciteti për të punuar në ekip
- Aftësi komunikuese dhe sociale
Trajnime për stafin e ri
- Menaxhimi i shitjeve dhe teknologjive të kreditimit
- Menaxhimi i kredisë dhe i riskut
- Analizë financiare, kontabilitet
- Administrimi i kolateralit apo i kredive me probleme
- Analizë biznes plani, shitje, marketing etj…
Motivimi
- Paga kompetitive
- Bonuse sipas performancës
- Pratika stimuluese për punonjësit më të mirë
Rritje të kapaciteteve në të gjitha nivelet
- Rekrutime cilësore, për t’iu përgjigjur kërkesave sfiduese të FED invest
- Vlerësim periodik dhe efektiv i performancës së punonjësve
- Motivim i vazhdueshëm i punonjësve
Kliko KËTU për të lexuar deklaratën e privatësisë së të dhënave dhe sigurisë së informacionit.
Shpërndaj në rrjetet sociale :