Webinar i zhvilluar nga Banka Botërore dhe Fondacioni i Rabobank

E Enjte, 8  Korrik 2020

Tiranë, Shqipëri

Në datën 8 korrik 2020, Administratori i FED invest, Z. Perlat Sulaj mori pjesë në Webinarin e zhvilluar nga Banka Botërore dhe Fondacioni i Rabobank me temën: "Institucionet Kooperative Financiare (IKF) në kohën e Covid-19: Si ka qenë ecuria e tyre? Cila është rruga përpara?"

Këto institucione po përballen me sfida shumë specifike në kapërcimin e impaktit të pandemisë, sfida këto që burojnë nga vetë natyra e formës kooperativë, por edhe nga vështirësitë e tyre për të patur akses në fonde publike që janë vënë në dispozicion të institucioneve bankare për të zbutur efektet e pandemisë. Një panel i nderuar profesionistësh e mbikëqyrësish të kësaj industrie nga rajone të ndryshme të botës (Azi, Afrikë, Europë, Amerika Latine) shkëmbyen eksperiencat e tyre lidhur me përballimin e situatës së pandemisë dhe prezantuan masat e marra nga Qeveritë dhe Bankat Qendrore të këtyre vendeve për gjithë institucionet financiare në përgjithësi. Ata u ndalën veçanërisht tek ndërhyrjet konkrete të IKF-ve në vendet respektive dhe sfidat që ato po adresojnë në ofrimin e shërbimeve ndaj anëtarëve. 

Z. Sulaj, në rolin e të ftuarit special në panel, ndau me pjesëmarrësit përvojën e FED invest në kushtet e përshtatjes dhe vazhdimit të aktivitetit gjatë pandemisë, llojin e masave të marra nga Qeveria dhe Banka e Shqipërisë, si dhe pritshmëritë për efektet e kësaj krize në bizneset shqiptare dhe aktivitetin e FED invest.

Kooperativat financiare kanë reaguar me shpejtësi për të përballuar dhe kapërcyer situatën sa më lehtë sidomos për klientët-anëtarët, të cilëve u shërbejnë çdo ditë.

Drejtues të këtij paneli ishin Z. Juan Buchenau, ekspert i Bankës Botërore për sektorin financiar, me eksperiencë të gjatë në fushën e mikrofinancës dhe Znj. Marianne Schoemaker, Drejtore Ekzekutive e Rabobank Partnership.

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!

Z. Juan Buchenau, Banka Botërore

Z. Juan Buchenau, Banka Botërore

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!

Z. Perlat Sulaj, CEO FED invest

Z. Perlat Sulaj, CEO FED invest

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!