SHKK FED invest nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me CBS – Creative Business Solutions (Zgjidhje Kreative ndaj Bizneseve)

SHKK FED invest nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me CBS – Creative Business Solutions (Zgjidhje Kreative ndaj Bizneseve)

Kjo kontratë u nënshkrua në kuadrin e zhvillimit dhe të bashkëpunimit dypalësh për ofrimin e shërbimit të “Referimeve Profesionale të Kredisë”

Marrëdhënia e re që FED invest ka ndërtuar me CBS - Creative Business Solutions është një risi që do t’i krijojë mundësi të gjithë fermerëve në të gjithë Shqipërinë dhe institucionit tonë të promovojë dhe të shtrijë më tej prezencën e tij në treg, duke financuar target grupe të klientëve në sektorët që kanë fokus kryesor agrobiznesin.

Grupet e synuara nga CBS përshtaten me fokus grupet e FED invest ku përfshihen të gjitha kategoritë e biznesit që janë aktorë aktivë të zinxhirit të vlerës Agro, të cilët kërkojnë të plotësojnë nevojat e tyre duke zhvilluar biznesin nëpërmjet financimit të investimeve të reja.

CBS mbulon zona rajonale me qendër në : Fier, Lushnje, Korçë dhe Tiranë, gjë e cila do të ndikojë në rritjen e financimeve të FED invest që është i pranishëm me produktet dhe shërbimet në këto zona. Target grupet e klientëve që do të referohen nga CBS janë ata të cilët operojnë në treg si : Fermerë, Ferma bujqësore e blegtorale, Agro-përpunues, Grumbullues, Furnitorë të inputeve bujqësore, Agroturizëm, etj. Këto janë biznese të cilët kanë nevojë për investime në ndërtimin ose rikonstruktimin e fermës, pajisje e teknologji të reja bujqësore, kapital qarkullues, etj. Kriteret e pranimit të klientëve të synuar bazohen në aftësinë paguese të biznesit, planin e investimit, kolateralin dhe historikun e mirë të kredisë.

CBS - Creative Business Solutions sha, është shoqëri që ofron shërbimin e Referimeve Profesionale të Kredisë ndaj institucioneve financiare. Qëllimi i shërbimit që kjo shoqëri do të ofrojë për SHKK FED invest është referimi i aplikimeve cilësore për kredi bujqësore dhe agrobiznesi. CBS është një Partner i Besueshëm dhe mundëson zgjidhje reale për sfidat e bizneseve.