Qendra ABA vlerëson me çmime Promotorët më të mirë ABA

Qendra ABA organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për promotorët më të mirë ABA

Të premten, datë 16 korrik 2021, në kuadrin e projektit të përbashkët me JICA-n, FED invest dhe Qendra ABA organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Promotorët më të mirë ABA.
Ky event shënoi kurorëzimin e një punë intensive nga stafi i FED invest në degë. Konkursi i Promovimit të ABA Online u implementua përgjatë periudhës shkurt-maj 2021. Pavarësisht gjëndjes së pandemisë, falë angazhimit serioz dhe profesional të stafit, konkursi u mbyll me sukses dhe me rezultate të larta. Sot ABA Online numëron mbi 7800 përdorues të regjistruar, të cilët marrin shërbimet ABA, në kohë reale dhe pa asnjë kosto shtesë. 

Promovimi intensiv i ABA Online nga stafi i FED invest në gjithë Shqipërinë prezantoi fermerët me një platformë digjitale, sa të thjeshtë në përdorim, aq edhe vlerë e shtuar për aktivitetin e çdo fermeri. Promotorët ABA, që janë stafi i FED invest, treguan edhe njëherë përkushtimin e tyre për të realizuar misionin e FED invest, në përmirësimin e jetesës së anëtarësisë sonë. ABA Online është zëri i fermerëve shqiptarë dhe promotorët ABA perçuan tek fermerët dobinë në përdorimin e këtij aplikacioni. 

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Promotorët më të mirë ABA, na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Këshilli Drejtues i FED invest, znj. Zana Konini (kryetare), znj. Merita Cani (anëtare) dhe z. Drini Salko (anëtar), Ekipi Ekzekutiv i FED invest, z. Perlat Sulaj (Aministrator FED invest), z. Behar Gjoni (Administrator ABA), znj. Vjollca Basha (Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore) si dhe Ekipi i Konsulentëve JICA të projektit të përbashkët FiAS, znj. Hiroko Tanaka dhe znj. Mickey Tamaki. 

Ekipi i Manaxhmentit të Qendrës ABA vlerësoi me certefikata mirënjohjeje dhe çmime simbolike promotorët me performancën më të lartë. Njihuni me promotoret ABA, fituese të konkursit: (nga e majta në të djathtë) Rexhina Dacolli (Korçë) Brunilda Xhaferraj (Tiranë) Dallëndyshe Lamçja (Mollas) Eda Hazizi (Elbasan)

Për shkak të pandemisë, ky event u përcoll edhe online për stafin e FED invest në degë, zyrat qendrore dhe ekipin e konsulentëve JICA të projektit FiAS
Ju urojmë të gjithë promotorëve finalistë shumë suksese të mëtejshme.