Webinar me Bankën Botërore dhe Rabo Partnership Përfshirja financiare e grave në kooperativat financiare

FED invest merr pjesë në webinar-in e organizuar nga Banka Boterore (BB) dhe Rabo Partnership (RP) me temë: Përfshirja financiare e grave në kooperativat financiare.

A është përfshirja e grave në kooperativat financiare njëbetejë e vështirë apo biznes i mirë? Kjo ishte pyetja kryesore e webinarit që u zhvillua nga organizua nga BB dhe  RP në 21 prill 2021.

Znj. Rachel Sbarro-Kessler,Specialiste e Sektorit Financiar në BB dhe Rubiga Sivakumaran,Koordinatore e Programit nga RP ftuan në diskutim tre institucione të mikrofinancës nga e gjithë bota:Mann Deshi në Indi, FED invest në Shqipëri dhe CIF në Afrikën Perëndimore, për të prezantuar rezultatet e vrojtimit lidhur  me prespektivat e ndryshme të adoptuara nga këto institucione për përfshirjen dhe edukimin financiar të grave.

Diskutimi nxorri në pah mënyrën se si Institucionet e Kooperativave Financiare në vende të ndryshme të botës u ofrojnë shërbimet e tyre këtij segmenti të vecantë të popullsisë dhe vlerat e shtuara që ato sigurojnë nga angazhimi i klienteve femra në aktivitetin e tyre të përditshëm.

Ndërsa institucionet e ftuara shpalosën qasjet e tyre specifike dhe mekanizmat e përdorur në përfshirjen e grave, të pranishmit në webinar u shprehen se digjitalizimi ishte një urë lidhëse e fuqishme për të rritur nivelin dhe efikasitetin e kësaj përfshirjeje. Ekonomia e një vendi mund të vazhdojë të rritet më mirë dhe më shëndetshëm në sajë të përfshirjes së grave. Hulumtimet treguan se gratë janë më të interesuara për të vizituar rrjetet sociale dhe ato të komunikimit, gjë që mund të përkthehet në një interes më të madh të tyre edhe për shërbimet financiare digjitale.

Blogs (worldbank.org)