NJOFTIM për Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Shoqërisë së Kursim- Kreditit “FED invest”

Në datë 15 Qershor 2020, përfundoi punimet Asambleja e Përgjithshme Vjetore e Shoqërisë së Kursim- Kreditit “FED invest”.

 

Asambleja e Përgjithshme është autoriteti më i lartë vendimmarrës dhe demokratik, ku të gjithë anëtarët kanë të drejtën e votës, sipas parimit një anëtar një votë. Baza ligjore është Ligji “Për SHKK-të dhe Unionet e tyre“, Nr. 52/2016, neni 20 e vijues, Statuti, si dhe Kodi i Qeverisjes në SHKK FED invest. Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme është momenti ku delegatët shkëmbejnë idetë dhe mendimet e tyre, diskutojnë rreth arritjeve dhe sfidave të reja të Institucionit, marrin vendime sipas detyrimeve ligjore dhe statutore dhe miratojnë objektivat strategjike për të ardhmen e FED invest. Asambleja e Përgjithshme e vitit 2020 është Asambleja e shtatë e shoqërisë sonë.

 

Për shkak të pandemisë shkaktuar nga Covid-19, në zbatim të kërkesave të autoriteteve për distancimin fizik dhe kushtet e higjenizimit, si dhe për të minimizuar në maksimum efektet negative që mund të sillte situata, u përshtat zhvillimi i Asamblesë Vjetore të vitit 2020, duke përdorur kanalet digjitale në dispozicion dhe konkretisht platformën abaonline.al.

 

Kjo Asamble pati një pjesëmarrje mbi 90% me përfaqësues nga të gjitha degët në vend, si dhe të ftuar të tjerë.

 

Delegatët dhe pjesëmarrësit konfirmuan edhe njëherë se FED invest i përkushtuar si një Institucion kooperativë, vazhdon të jap kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe rritjen e mirëqenies së anëtarëve të tij. Slogani ynë “Gjithmonë financë sociale” mbart ndërvite histori suksesi të njerëzve që besuan, panë FED invest si partnerin e tyre financiar dhe u rritën bashkë me të. FED invest që prezanton një bilanc të fortë dhe rezultatete financiare në përmirësim të vazhdueshëm, ka krijuar bindshëm markën e vet, mbështëtur në anëtarë të kënaqur nga shërbimet dhe produktet që ofrohen.

 

Në fund të punimeve, u miratuan vendime të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të Institucionit.

 SHKK FED invest

 

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!