Mbledhja Tremujore e Monitorimit të Projektit FiAS “Përfshirja Financiare e Familjeve të Vogla”

E Enjte, 9 Korrik 2020

Tiranë, Shqipëri

Më datë 9 Korrik 2020, u zhvillua në mënyrë virtuale Mbledhja Tremujore e Monitorimit të Projektit FiASPërfshirja e Financiare e Familjeve të Vogla” në Shqipëri, i cili mbështetet nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Qeveria Shqiptare me qëllim përmirësimin e jetesës në zonat rurale.

 

Në këtë takim morën pjesë:

  • Manaxhimi i Projektit FiAS nga FED invest dhe Ekipi i Konsulentëve të JICA, si dhe përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri.
  • Drejtues kryesorë të Zyrës Qendrore të JICA në Tokio, Znj. Haruko Kamei, Z. Makoto Hatano etj., dhe nga Zyra e JICA për Ballkanin, Z. Takashi Hibino, Znj. Tomoko Unaki, etj.

Qëllimi i takimit ishte monitorimi dhe vijueshmëria e Projektit FiAS gjatë periudhës së vështirë të Covid-19 dhe konfirmimi i planit të aktiviteteve për periudhën e ardhshme.

Ekipi i projektit FiAS ka reaguar me shpejtësi për të kuptuar dhe mbështetur kërkesat e fermerëve të vegjël nën krizën aktuale të shkaktuar nga Covid - 19. Znj. Kamei, Zëvendës Drejtore e Përgjithshme pranë Departamentit për Barazi Gjinore dhe Reduktimin e Varfërisë në Selinë e JICA-s në Japoni, përgëzoi të gjitha përpjekjet e bëra nga FED invest dhe FiAS për të siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve financiare për fermerët e vegjël në një situatë kaq të vështirë. Ajo konfirmoi angazhimin e JICA për të ndihmuar FED invest në tejkalimin e krizës dhe arritjen e objektivave të projektit për të mbështetur fermerët e vegjël në Shqipëri.

Manaxherja e projektit, Znj. Meri Cani, shprehu se strategjia e projektit u përshtat në rrethanat e reja, duke u përqëndruar në:

  1. Vendosjen e komunikimit online me ekipin e konsulentëve;
  2. Orientimin e aktiviteteve të projektit drejt kanaleve digjitale, ku përfshihen:
  • Zhvillimi online i trajnimeve të planifikuara;
  • Ofrimi i shërbimeve jo-financiare digjitale përmes platformës së ABA Online, e cila ofron shërbime për të gjithë fermerët e vendit;
  • Fillimin e shërbimit te bankingut me anë të internetit dhe telefonit celular.

 

r të zbutur ndikimin e COVID-19 tek fermerët, FED invest dhe JICA po ndërtojnë një Skemë Subvencionesh për fermerët anëtarë të FED invest, bazuar në rezultatet e anketës mbi ndikimin e COVID-19, realizuar nga Ekipi i Projektit në maj 2020. Znj. Konini shprehu se është i rëndësishëm ofrimi me korrektësi, profesionalizëm dhe në kohë i shërbimit për fermerët anëtarë në kuadrin e skemës, pasi aktivitetet e tyre sezonale do të përfundojnë në fund të gushtit.

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!

Zoom Meeting QMM

Mbledhja Tremujore e Monitorimit të Projektit FiASPërfshirja e Financiare e Familjeve të Vogla

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!