Më shumë shërbime për të qenë sa më pranë anëtarëve të FED invest

Shërbimi më i ri në FED invest – Pagesa e energjisë elektrike në të githa degët!

FED invest krahas ofrimit të produkteve të depozitave dhe kredidhënies  tashmë ofron mundësinë që anëtarët/klientët të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike (FSHU) në të gjitha degët.

 Kryerja e pagesave bëhet  me metoda të thjeshta, të sigurta dhe të shpejta dhe më e rëndësishmja pa asnjë komision.

Shërbimi i këtyre pagesave bazohet në marrëveshjen që FED invest ka lidhur kampaninë e energjisë elektrike të Furnizimit të Shërbimit Universal – FSHU pjesë e grupit OSHEE.

Pagesat e utiliteteve mund të kryhen pranë degëve të FED invest në këto mënyra:

  • Me para në dorë / cash pranë sporteleve në degët e FED invest
  • Nga Llogaria juaj rrjedhëse
  • Me Debitim direkt / Pagesë Automatike mujore

 

Shërbimi i pagesave utilitare është një shërbim me vlerë të shtuar për anëtarësinë e FED invest  duke përmbushur një nga nevojat e vazhdueshme të tyre. Ky shërbim ofrohet në kuadrin e strategjisë afatgjatë për digjitalizimin e të gjitha transaksioneve duke lehtësuar pagesat e anëtarëve dhe tërhequr anëtarë të rinj.

Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në degën më të afërt të FED invest !