Lidhet marrëveshja e financimit midis European Investment Fund (EIF) dhe FED invest

Komiteti i Investimeve të EIF miraton linjën e kredisë në formën e borxhit të varur në shumën 2 milion Euro.

Si pjesë e transformimit ndër vite, FED invest i ka kushtuar një rëndësi të veçantë rritjes dhe zgjerimit të institucionit me qëllim mbështetjen e anëtarësisë, duke mbajtur në vëmendje se misoni ynë eshte ai i ndihmës dhe asistencës për anëtarët, zhvillimit ekonomik dhe mireqënia e tyre.

Në Janar 2021, FED invest ka arritur të finalizojë dhe nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme me European Investment Fund (EIF), për financimin e FED invest në shumën 2 milion Euro në formën e “borxhit të varur” me afat të kthimit 10 vite.

Ky financim afatgjatë do të mbështesë investimet e rëndësishme që FED invest ka ndërmarrë në ngritjen e kapaciteve të shoqërisë infrastrukturore dhe të burimeve njerëzore, me qëllim ofrimin e shërbimeve të reja financiare dhe jo-financiare për anëtarët dhe klientët në të gjithë Shqipërinë si edhe rritjes së mëtejshme të rrjetit të degëve. 

Për më tepër, kjo linjë e re financimi do të ndikojë në treguesit e eficencës dhe qëndrueshmërisë së mjaftueshmërisë së kapitalit dhe pozicionet e maturitetit afatgjatë. Borxhi i varur do të sigurojë qëndrueshmëri në planet afatmesme dhe afatgjatë të FED invest.  

Fondi Evropian i Investimeve është pjesë e Bankës Evropiane të Investimeve.  Kjo marrëveshje është marrëveshja e tretë e një rëndësie strategjike që FED invest ka nënshkruar me EIF-në, mbas marrëveshjeve të garancisë të portofolit të kredive të firmosura në vitin 2017-të dhe 2020-të.  Kjo arritje e kualifikon institucionin tonë për instrumente të tjerë financiare, që EIF do të ketë për sektorin e mikrofinacës dhe SME-ve.

FED invest është jo vetëm një partner i besueshëm, por është edhe një histori suksesi për partnerët e tanë.

 

Lidhet marrëveshja e financimit midis European Investment Fund (EIF) dhe FED invest