Lançimi i Qendrës ABA, Zëri i Fermerëve Shqiptarë!

Lançimi i Qendrës  ABA është Zëri i Fermerëve Shqiptarë!

Përurimi i Qendrës ABA dhe i platformës abaonline.al në Lushnje që kontribuon në zhvillimin e biznesit dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare të fermave të vogla familjare në Shqipëri.

Ky event u realizua me datë 29 Janar 2021 njëkohësisht në ambientet e Qendrës ABA – Agro Biznes Assistencë dhe në ZOOM, ku kishte më shumë se 80 pjesëmarrës, përfshirë miq të nderuar, partnerë strategjikë dhe bashkëpunëtorë të FED invest, Anëtarë të Këshillit Drejtues të FED invest, staf dhe të zgjedhur të FED invest.

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetarja e Këshillit Drejtues, Zj. Konini e cila ka drejtuar dhe mbështetur në cdo hap të zhvillimit këtë inicitiavë dhe projekt.  

Me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre na nderuan Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z.Kadia, Ambasadori i Japonisë, Z Takada, dhe Drejtori i JICA për Rajonin e Ballkanit, Z. Takeichi.  Urimet më të mira për Qendrën ABA shprehën edhe përfaqësuesit e Rabo Bank, EFSE, Hellenos Fund, MFC, etj.

Qendra ABA dhe platforma abaonline.al është një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë ne së bashku. Këtë e kemi realizuar me një bashkëpunim të shkëlqyer me JICA-n, partner strategjik i FED invest dhe mbështetjes së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Para së gjithash, kjo arritje është falë misionit social të FED invest, vizionit të FED invest për të sjellë sa më lehtë dhe kudo shërbimet jo-financiare për fermerët shqiptarë, dhe përpjekjeve të pareshtura të stafit, të të zgjedhurve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë për tí perjetësuar këto shërbime për fermerët.

FED invest është institucioni i parë, pioner në mikrofinancë, që u themelua në Shqipëri në vitin 1992. Anëtarët e FED invest përfshijnë fermerë, sipërmarrës të vegjël, familje rurale dhe urbane, të përjashtuara nga mundësia e pasjes së shërbimeve financiare. Përgjatë 28 viteve përvojë, si lider dhe udhërrëfyes në ofrimin e zgjidhjeve të përballueshme financiare ndaj popullsisë rurale, FED invest ka patur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin socialo-ekonomik në Shqipëri, me një total prej 160 mijë kredi dhe gjysëm miliardi Euro të injektuara në ekonomi.

 

Parimi anëtari në qendër është i gdhendur thellë në ADN-në e FED invest. Nëpërmjet transformimeve përgjatë 28 viteve rrugëtim, FED invest ka qëndruar i vërtetë dhe besnik ndaj anëtarëve dhe sidomos fermerëve, dhe kjo ndërkohë që dyert e bankave tregëtare dhe institucioneve tjera mikrofinanciare ishin të mbyllura për ta. FED invest do mbetet një Financë Sociale me anëtarët që janë gurët e themelit të organizatës, duke ofruar shërbime të nivelit te lartë dhe duke nxitur e rritur kënaqësinë dhe besnikërinë e anëtarësisë ndërkohë.

Qendra ABA dhe platforma e saj abaonline.al jo vetëm sjell shërbime jo-financiare të reja për fermerët për teknologjitë e prodhimit, cmimet e tregut, edukimin financiar, por ajo është konceptuar edhe si një platformë dinamike dhe interaktive ku të gjithë anëtarët e saj mund të diskutojnë, promovojnë shitjen e produkteve të tyre, mund të pyesin për ekspertizë dhe të krijojnë lidhje biznesi mbi bazën e tregut on-line.  Të gjitha këto shërbime janë pa kosto për fermerët.

Lançimi i ABA-s përmbyll një fazë të rëndësishme të realizimit teknik të saj dhe tani është detyra e secilit dhe e të gjithe strukturave të FED invest, në qendër dhe në bazë, për ta bërë qendrën ABA dhe platformën e saj abaonline.al të prekshme dhe shfrytëzueshme nga cdo anëtar i FED invest, me qëllim rritjen e aktivitetit të tyre dhe rritjen e FED invest së bashku me ta.

Viti 2021 eshte viti i realizimit të disa prej objektivave më strategjikë të FED invest. 

Historia e FED invest është një histori suksesi tashmë.

Urojmë të njetin sukses Qendrës ABA!