Konferenca Vjetore e MFC Financat Sociale Vibe 2021: Rinisja në kohë Pandemie

Konferenca Vjetore e MFC Financat Sociale Vibe 2021: Rinisja në kohë Pandemie

Konferenca 14-16 Shtator,

Për herë të parë u zhvillua krejtësisht online Konferenca e 23-të Vjetore e Mikrofinancave (MFC),   një mundësi kjo e përsosur për profesionistët në sektorin e mikrofinancave për krijimin e kontakteve, ndarjen e eksperiencave më të mira për partneritete të suksesshme në të ardhmen.

Konferenca digjitale u mbajt për tre ditë radhazi në datat 14, 15, 16 Shtator 2021, me sesione virtuale dhe tema të larmishme si : rrjetizimi dhe kontaktet midis aktorëve, prezantime dhe takime plotësisht online falë një platforme të avancuar https://hopin.com/events/mfc-annual-conference-social-finance-vibe-2021-pandemic-reboot

Në sesionin e ditës së dytë të konferencës : Zinxhiri i Vlerave të Financave Gjithëpërfshirëse dhe Rezultatet e Qëndrueshme të Shitjes me Pakicë: Tendencat dhe Përgjigjet kryesore – panelisti kryesor ishte Drejtori i Përgjithshëm  i FED invest z. Perlat Sulaj.

Ky sesion kishte për qëllim të identifikonte barrierat kryesore brenda zinxhirit të vlerës së financave, përfshirjen rurale për një kredidhënie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

FED invest është një kooperativë financiare me më shumë se 79 mijë anëtarë të shërbyer përmes 62 degëve në të gjithë vendin dhe është kooperativa më e madhe e kreditit dhe kursimit në vend me një përvojë 30 vjeçare. Ne jemi krenarë që kemi mbajtur misionin fillestar "si një institucion i orientuar gjithmonë në financimin e shtresave në nevojë" shprehu Z. Sulaj - në hapjen e konferencës.

Ajo që ne konsiderojmë një arritje të jashtëzakonshme është krijimi i Qendrës ABA www.abaonline.al e cila ofron një larmi shërbimesh jo financiare për të gjithë fermerët përmes platformës online. Qendra ABA ofroi gjatë pandemisë informacione të vlefshme për çdo fermer të regjistruar në platformë si : kalendarin e fermës, informacione mbi teknologjinë bujqësore dhe blegtorale, çmimet e tregjeve të shumicës, info mbi standardet, mbi skemat mbështetëse, etj... Qendra ABA është projekti ynë kryesor për të zhvilluar dhe mbajtur zinxhirin e vlerës.

Formalizimi i ardhshëm i fermerit do vazhdojë të realizohet duke përdorur më shumë të dhëna nëpërmjet platformave të ndryshme digjitale : si tregun dhe marketingun online, krijimin e partneriteteve, monitorimin në distancë, tregtinë online me anë të e-commerce, asistencën teknike dhe edukimin financiar.

Panelistët e tjerë ishin James Marc de Sousa-Shield dhe Leah Soroka, të dy ekspertë në fushën e mikrofinancës dhe përfshirjes financiare të fermerëve. Ata theksuan së në një botë akoma me komplekse post faktit të pandemisë transformimi digjital është një domosdoshmëri për çdo institucion mikro financiar në të gjithë globin. Për më tepër drejtuesit e kompanive kërkojnë më shumë qëndrueshmëri dhe aspirojnë të ofrojnë shërbime dhe produkte më të mira për anëtarët apo klientët e tyre, duke ofruar hua më të përballueshme me kolaterale dhe garanci të vogla duke u fokusuar tek asetet e luajtëshme.

Në fund të seancës panelistët propozuan disa rekomandime specifike për tejkalimin e kufizimeve në rritjen e aksesit në kreditime të përballueshme dhe të dobishme për fermerët dhe sipërmarrësit e vegjël rural të rajonit.

Një nga objektivat kryesor të konferencës ishte Zhvillimi i iniciativave dhe produkteve për të rritur aksesin në financa të sektorit të bujqësisë.

Për më shumë mbi këtë konferencë

Ju ftojmë të lexoni ...

Read more…. Perlat Sulaj (Speaker) - Upcoming & Past Events | Hopin