Komiteti “Për nxitjen dhe forcimin e qasjes institucionale “Anëtari në Qendër””

Asambleja e Përgjithshme e FED invest, qershor 2020, miratoi ngritjen e Komitetit: “Për nxitjen dhe forcimin e qasjes institucionale “Anëtari në Qendër”, objektivi i të cilit është  nxitja e të gjitha hallkave të Institucionit për maksimiziminë e cilësisë së shërbimeve që anëtarët marrin në të gjithë rrjetin, si dhe monitorimin e procesit. Veprimtaria, analizat dhe konkluzionet e tij, do të mbështesin Këshillin Drejtues në forcimin e politikave që synojnë rritjen e qëndrueshme të kënaqësisë dhe besnikërisë së anëtarit.

Më datë 24 Korrik 2020, në ambientet e Qendrës ABA, Lushnje, u mbajt mbledhja e I-rë e Komitetit “Për nxitjen dhe forcimin e qasjes institucionale “Anëtari në Qendër””.

Në ketë mbledhje, pas prezantimit midis të pranishmëve:

  • U realizua nje trajnim i pare për anëtarët e Komitetit.
  • U miratua plani i punës për periudhën korrik-dhjetor 2020, që do të shërbejë edhe si fazë test për të ndërtuar strategjinë dhe objektivat për vitin 2021.
  • U hartua draft Rregullorja e Komitetit, që do t’i paraqitet për miratim Këshillit Drejtues.

Pjesëmarrësit zvilluan midis tyre diskutime të vlefshme për të përcaktuar shtyllat e punës për vitin në vijim.

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!

Konsultoheni me ne per investimin tuaj ndihme dhe konsultim" per sme!