FED invest plotëson kushtet e Kodit Evropian të sjelljes së mirë në fushën e Mikrofinancës

Komisioni Evropian, në Mbledhjen e datës 13 dhjetor 2018 të Këshillit Drejtues për Kodin Evropian të Sjelljes së Mirë në Mikrofinancë, vlerësoi se FED invest plotëson të gjitha kushtet e Kodit për ofrimin me standarde të larta evropiane të huadhënies në mikrofinancë.

Ky vlerësim, vjen si fryt i kontributit ndër vite të stafit dhe të zgjedhurve në FED invest, si dhe shërben si një motivim i rëndësishëm për të shërbyer me standarde më të larta anëtarësisë sonë