FEDinvest nderohet me Cmimin "Bleta e Arte"

Ministria e Finances dhe Ekonomise, nen kujdesin e Kryeministrit te Shqiperise, per te pestin vit radhazi organizoi eventin “ Bleta e Arte”  

Qëllimi i këtij eventi është vlerësimi dhe promovimi i sipërmarrjes shqiptare, i punës dhe kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e punësimit.

Juria e perbere nga eksperte te fushave te ndryshme, vleresoi FEDinvest me cmimin “Bleta e Arte” ne kategorine “Grate Sipermarrese”, per kontributin e dhene ne mbeshtetjen dhe nxitjen e iniciativave te suksesshme nga gra sipermarrese ne fushen e agrobiznesit ne te gjithe vendin.

Drejtuesja ekzekutive e FEDinvest, znj. Zana Konini duke marre cmimin e dhene, shprehu per te pranishmit, falenderimin per vleresimin e bere per kontributin e 25 viteve experience.