EFSE dhe FED investi, një urë financimi për fermerët e vegjël në Shqipëri

Partnerë në sigurimin e likuiditetit, që është shumë i nevojshëm për të mbështetur bizneset rurale në përballjen me sfidat e krizës COVID-19.

Luxembourg dhe Tiranë, 1 Shkurt 2021- Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) i ka akorduar një kredi në shumën 3 milionë EURO shoqërisë FED invest, e cila është një shoqëri kursim krediti e specializuar kryesisht në kredidhënie në sektorin bujqësor. Qëllimi i kësaj kredie është të rrisë likuiditetin e nevojshëm për fermerët në zonat rurale. Nëpërmjet këtij investimi, EFSE dhe FED synojnë të trajtojnë sfidat ekonomike me të cilat po përballen bizneset e vogla bujqësore si rrjedhojë e krizës që solli COVID-19.

FED investi është partner strategjik i Fondit Evropian për Evropën Juglindore që nga viti 2014. FED investi është lider në zonat rurale, në disa raste i vetmi burim financimi për prodhuesit e vegjël bujqësorë dhe bizneset e vogla, që operojnë në zonat rurale të Shqipërisë. Ky rol i rëndësishëm në mbështetje të anëtarësisë në kushtet e mungesës së likuiditetit, që mund të jetë krijuar gjatë kësaj periudhe, e bën FED investin aktor të rëndësishëm për EFSE në nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke kanalizuar me përgjegjshmëri fonde për sipërmarrësit në rajon.

Ky mision ka të bëjë sidomos me rolin kryesor që luajnë individualisht fermerët në Shqipëri. Agrokultura kontribuon në 20% të GDP-së në shkallë vendi dhe punëson mbi gjysmën e popullsisë. Duke rritur kredidhënien në agrokulturë dhe sipërmarrjet mikro dhe të mesme, EFSE dhe FED investi, synojnë të pajisin fermerët me burimet që u nevojiten për të përballuar krizën.

Kryetari i Bordit të EFSE, Z. Klaus Müller, u shpreh: “Marrëdhënia jonë me FED investin ka qenë e gjatë dhe e frytshme. EFSE dhe FED investi kanë punuar pa u lodhur për vite me radhë për të vënë në dispozicion burimet financiare për fermerët e zellshëm të Shqipërisë. Puna e përbashkët ka qenë e fokusuar nga rritja e shtrirjes së institucionit, deri te sigurimi i huave të nevojshme të biznesit të vogël për anëtarët e tij. Vazhdimi i krizës së COVID-19 i bën përpjekjet dhe bashkëpunim tonë edhe më të rëndësishëm, pasi bizneset e vogla po ballafaqohen, më së shumti, me pasojat e pandemisë globale. Së bashku, ne do të vazhdojmë të bëjmë ndryshimin për grupet vulnerable, ndërsa në të njëjtën kohë do të nxisim zhvillimin ekonomik në vend.”

Drejtori Ekzekutiv i FED investit, Z. Perlat Sulaj, u shpreh: “Ne jemi krenarë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë me EFSE. Mbështetja e siguruar nga EFSE ka konsistuar në financimin afatgjatë, i cili i ka mundësuar FED investit të rrisë bazën e anëtarësisë, duke u fokusuar në segmentin e sipërmarrësve të vegjël dhe në dhënien e ekspertizës së duhur për transformimin dhe konsolidimin e FED investit në një kooperativë, e cila ofron një gamë të gjerë produktesh financiare dhe jofinaciare për anëtarët e tij.”

Më shumë informacion mbi transformimin e FED investit do të gjeni në raportin e fundit të impaktit të EFSE.

Rreth EFSE

Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), i themeluar në 2005, është një fond me rëndësi që synon të nxisë zhvillim ekonomik në Evropën Juglindore dhe në rajonin Lindor, duke investuar në suksesin e sipërrmarrjeve mikro dhe të mesme si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet bujqësore. Meqenëse aksesi mbi shërbimet financiare është çelësi i zhvillimit të këtij segmenti, EFSE përqendrohet të ndihmojë sektorët financiarë vendorë, që të forcojnë aftësinë e tyre për të siguruar financim të përgjegjshëm për këtë grup të synuar. Krahas veprimtarive të saj të investimeve përmes partnerëve lokalë, EFSE shumëfishon ndikimin përmes EFSE DF, që siguron asistencë teknike, trajnim dhe mbështetje të tjera jofinanciare për sipërmarrësit dhe institucionet.

EFSE është iniciativë e KfW Development Bank, me suportin financiar të Ministrisë Gjermane të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe Komisionit Evropian. Si partneriteti i parë publik-privat i këtij lloji, EFSE përthithi kapital nga agjenci donatorësh, institucione financiare ndërkombëtare dhe investitorë privatë.

Finance in Motion GmbH, në Gjermani, shërben si këshilltar i EFSE dhe Fondi Hauck & Aufhäuser Services S.A., në Luksemburg, vepron si manaxher i saj.

Për më shumë informacion mbi “Fondin Evropian për Evropën Juglindore”, ju lutemi vizitoni: www.efse.lu

Për më shumë informacion mbi “Finance in Motion”, ju lutemi vizitoni: www.finance-in-motion.com

Rreth FED investit

FED investi është institucioni i parë pionier i mikrofinancës, i themeluar në Shqipëri, si rrjedhojë e një projekti pilot nga Banka Botërore, në vitin 1992. FED investi përfaqëson një kooperativë financiare me më shumë se 75 mijë anëtarë, të cilëve u shërbehet në 60 degë në të gjithë vendin. Anëtarët e FED investit janë fermerë, sipërmarrës të vegjël dhe familje rurale e urbane, që janë të përjashtuar kryesisht nga shërbimet financiare bankare. Si udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për popullatat rurale, FED investi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë me mbi 160 mijë hua dhe 500 milionë euro të injektuara në ekonomi gjatë 28 viteve të ekzistencës së tij.

Parimi i vendosjes së anëtarit në qendër është ngulitur thellë në ADN-në e FED Investit. Gjatë gjithë transformimeve në një hark kohor 28-vjeçar, FED investi ka qëndruar gjithmonë i vërtetë dhe besnik ndaj anëtarëve të tij dhe veçanërisht fermerëve në një kohë kur bankat tregtare dhe institucionet e tjera financiare u kishin mbyllur dyert. Për shkak të bazës së saj të fortë në komunitetet lokale, stafi i saj shkon përtej të zakonshmes në drejtim të ofrimit të angazhimit të fortë dhe ndikimit të prekshëm financiar e social, për anëtarët e saj në zonat rurale. Ndryshe nga çdo institucion tjetër financiar, FED investi u ka dhënë ndihmë anëtarëve të tij të goditur nga fatkeqësitë natyrore si përmbytjet dhe tërmetet e fundit.

Që nga fillimi, anëtarësimi mbetet thelbësor për FED investin dhe së bashku po rriten dita-ditës. FED investi ka vendosur objektiva ambiciozë për t'u bërë partneri kryesor financiar i agrobiznesit në zonat rurale dhe semi-urbane. FED investi do të ofrojë gjithmonë financë sociale për anëtarët, të cilët janë gurë themeli i SHKK-së, duke ofruar shërbime të jashtëzakonshme dhe duke rritur kënaqësinë e besnikërinë e anëtarësisë.

 

Kontakti me Media EFSE

Nikki Eggers
Senior Officer, Marketing & Communications
Email: press@efse.lu
Tel: +49 (0)69 271 035-470 

Kontakti me Media FED invest

Ervis Ramadhi
Marketing Department
Email: eramadhi@fedinvest.al 
Tel: +355 4 2251910/1