“Dita Europiane e Mikrofinancës 2019”

Në datën 15 Tetor 2019, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA) organizoi eventin “Dita Europiane e Mikrofinancës 2019”, nën kujdesin e Rrjetit Europian të Mikrofinancës dhe Qëndres së Mikrofinancës (MFC). Ky event pati për qëllim prezantimin e arritjeve të industrisë së mikrofinancës në nivel kombëtar dhe europian, me objektiv rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me impaktin social dhe ekonomik të mikrofinancës në përfshirjen financiare të masave, reduktimin e varfërisë dhe krijimin e vendeve të punës.