Asambleja e VIII-të e Përgjithshme e SHKK FED invest

Asambleja e Përgjithshme është autoriteti më i lartë vendimmarrës dhe demokratik, ku të gjithë anëtarët kanë të drejtën e votës, sipas parimit një anëtar një votë. Baza ligjore është Ligji “Për SHKK-të dhe Unionet e tyre“, Nr. 52/2016, neni 20 e vijues, Statuti, si dhe Kodi i Qeverisjes në SHKK FED invest.

Asambleja e Përgjithshme shërben si një tribunë ku delegatët shkëmbejnë idetë dhe mendimet e tyre, diskutojnë rreth arritjeve dhe sfidave të reja të Institucionit, marrin vendime sipas detyrimeve ligjore dhe statutore dhe miratojnë objektivat strategjike për të ardhmen e FED invest. Asambleja e Përgjithshme e vitit 2021 është Asambleja e tetë e shoqërisë sonë.

 

Me vendim të Këshilli Drejtues në datën 31 MAJ 2021 do zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e FED invest

Rendi ditës i Asamblesë së Përgjithshme të SHKK FED invest është :

 

I.          Raport i Aktivitetit të Këshillit Drejtues të SHKK FED invest për 2020;

II.        Raporti i aktivitetit të Komitetit të Kontrollit për vitin 2020.

III.      Raporti i Aktivitetit të SHKK FED invest për vitin 2020.

IV.       Biznes Plani për vitin 2021;

V.         Përdorimi i tepricës neto vjetore;

VI.       Ndryshim në Statutin e SHKK FED invest;

VII.     Raporti i Auditit të Jashtëm për vitin 2020;

VIII.   Caktimi i audituesit ligjor të SHKK “FED invest” për 2021.

IX.      Zgjedhje në organet drejtuese (atje ku përfundon mandati).

X.        Të ndryshme.

 

Pjesëmarrës në Asamble janë Delegatët e zgjedhur të njësive bazë të SHKK FED invest, në përputhje me nenin 9 e vijues të Kodit të Qeverisjes në FED invest.

Shënim: Vlerësohet çdo kontribut nga anëtarësia për këto pika. Mendimet/Propozimet të dërgohen në adresën e e-mail: mmanolaj@fedinvest.al ose direkt tek përgjegjësi i zyrës, deri më datë 10 Maj 2021.