Asambleja e Përgjithshme Vjetore e Shoqërisë së Kursim- Kreditit “FED invest”

Në datë 31 maj 2021, përfundoi punimet Asambleja e Përgjithshme Vjetore e Shoqërisë së Kursim- Kreditit “FED invest”.

Asambleja e Përgjithshme është autoriteti më i lartë vendimmarrës dhe demokratik, ku të gjithë anëtarët kanë të drejtën e votës, sipas parimit një anëtar një votë. Baza ligjore është Ligji “Për SHKK-të dhe Unionet e tyre“, Nr. 52/2016, neni 20 e vijues, Statuti, si dhe Kodi i Qeverisjes në SHKK FED invest. Asambleja e Përgjithshme e vitit 2021 është Asambleja e tetë e shoqërisë sonë.

Kjo Asamble u ndoq nga delegatët e saj, përfaqësues nga të gjitha degët në vend, si dhe të ftuar të tjerë.

Në kushtet aktuale, për shkak të pandemisë nga Virusi Covid-19, të detyruar në zbatimin e kërkesave të autoriteteve për distancimin fizik dhe kushtet e higjenizimit me përpikmëri, si dhe për të minimizuar në maksimum efektet negative që mund të sillte situata, u përshtat zhvillimi i Asamblesë Vjetore të vitit 2021, duke përdorur kanalet digjitale në dispozicion. Asambleja vjetore 2021 u zhvillua me anë të platformës ABA online, abaonline.al. Asambleja mundësoi një pjesëmarrje aktive të Delegatëve, të cilët ndoqën në mënyrë dinamike materialet e vendosura në Platformë dhe ishin shumë aktive duke bërë me dhjetra komente dhe pëlqime.

Duke vlerësuar rezultet e vitit që shkoi, në Asamble u morrën vendime të rëndësishme që do të sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm institucional, përsosjen e vazhdueshme të strukturës organizative dhe modelit të biznesit, forcimin e bazës së kapitalit e likuiditetit, bazuar kurdoherë në qasjen “anëtari në qendër”. Delegatët u njohën me aktivitetet dhe arritjet e vitit 2020, një vit i vështirë dhe i veçantë.

Në fund të punimeve, u miratuan vendime të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të Institucionit.

SHKK FED invest