5 Vjet FED invest - Gjithmonë Financë Sociale

   

Të nderuar kolegë,

Viti që po lëmë pas ishte për të gjithë nje vit i vështirë si pasojë e pandemisë globale.  Të gjithë së bashku ia dolëm të reagojmë me shpejtësi dhe energji për të manaxhuar sa më mirë situatën.

Te gjithë së bashku jemi plot besim që FED invest do të dalë më i fortë me kapërcimin e krizës të pandemisë. 

Gjatë vitit 2020 janë bërë përpjekje maksimale për të lehtësuar sa më shumë situatën ekonomike të të gjithë anëtarëve.  Te gjithë kredimarrësit në vështirësi për kthimin e kredive jane ristrukturuar sipas nevojave dhe kapaciteteve të tyre.

Zyrat e FED invest kanë qenë cdo ditë të hapura për t’ju shërbyer anëtarëve tanë, edhe në ditët më të vështira. 

Me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme të krijuara për shkak të pandemisë FED invest ka ruajtur dhe përmirësuar treguesit financiar dhe ka tejkaluar pritshmëritë e buxhetit.  FED invest jo vetem qe ruajti ritmin e punes, por dhe shtoi poste te reja pune dhe vijoi punen per projektet e ardhme te sherbimeve te pagesave dhe dhe atyre jo-financiare.

 Përpjekjet, angazhimi, profesionalizmi dhe puna në grup e të gjithë skuadrës së FED invest gjatë 2020 u kurorëzuan me ngjarje shumë të rëndësishme për FED invest:

 Dhënia e licensës nga Banka e Shqipërisë për ushtrimin e aktivitetit të pagesave pa asnjë kufizim;

  • Implementimi i FlexCube dhe dalja live;
  • Prezantimi i Qendrës ABA dhe platformës abaonline.al për dhënien e shërbimeve jo financiare tek anëtarët e FED invest dhe tek të gjithë fermerët e Shqipërisë;
  • Lancimi I produktit me te ri :  llogaria rrjedhese
  • Pilotimi i E banking - OBDX (Oracle Banking Digital Experience) qe mundeson anetaret e FED invest te kryejne pagesa tek njeri tjetri ;
  • Lancimi i websitit dhe aplikacionit ABA online qe ofron sherbime jo-financiare per te gjithe fermeret;
  • transformimin operacional, te procedurave, procesve, futje te produkteve te reja duke ju ofruar standarteve te bankave.
  • Konsolidim operacional dhe financiar;
  • Forcimi i partneriteve strategjike;
  • Përmirësim i nivelit të shërbimit ndaj anëtarësisë dhe rritje e efiçiencës etj.

 Bazuar në arritjet e deritanishme, vizionin e qartë, përkushtimin e profesionalizmin e stafit, besnikërinë e të zgjerdhurve dhe mbështjetjen e partnerëve të huaj, FED invest do të vazhdojë i sigurt në realizimin e objektivave të veta strategjike.

Sot jemi më afër anëtarëve tanë, pa kufizim vendndodhjeje gjeografike.  Se shpejti, më pranë

anëtarëve me kanale të reja digjitale dhe me shume sherbime financiare online per te gjithe anetaret qe i kane besuar FED invest nder vite.

  

Urimet më te mira për këtë ditë të shënuar!

Shëndet, lumturi familjare dhe suksese!

 

Skuadra Drejtuese e FED invest!!!!