Zbutja e varfërisë globale me mikrokredi!
Në kuadrin e bashkepunimit mes FED invest dhe World Planet Foundation WPF ne fushën e rritjes së aksesit në financë dhe reduktimit të varfërisë, gjatë javës së kaluar janë organizuar një seri takimesh në terren me Drejtoreshën e Europës pranë WPF Claire Kelly dhe anëtarë të FED invest dhe me stafin e degëve Elbasan, Kuqan, Cërrik dhe Lushnjë.
Shumica e fermerëve në keto zona janë përfitues kredish nga FED invest, në mënyrë të përsëritur ndër vite, duke fuqizuar e zgjeruar fermën e tyre familjare, ndërtuar serra, investuar në ngritjen e minifermave blegtorale, në blerjen e pajisjeve dhe mekanikës bujqësore etj.
Në shumë prej këtyre zonave të thella, kreditë mikro me kushte lehtësuese nga FED invest janë të vetmet mundësi financimi, falë politikave dhe produkteve të ndërtuara në zbatim të misionit social të FED invest dhe mbështetjes financiare nga donatorë ndërkombëtarë si Fondacioni World Planet.
World Planet Foundation është një organizatë jo fitimprurëse e regjistruar në SHBA, me mision të ndihmojë shtresat e varfëra të popullsisë nëpërmjet dhënies së mikrokredive. FED invest, si kooperativa më e madhe fiannciare në Shqipëri me moton “Gjithmonë Financë Sociale” synon që të ndërtojë marrëdhënie afatgjatë partneriteti me këtë organizatë, duke siguruar burime kreditimi afatmesme me kushte lehtësuese, për zona të veçanta në Shqipëri, me nivel të lartë varfërie.


