Qendra ABA dhe Histori Suksesi nga FED invest
Bashkimi Europian organizoi webinarin e Asistencës Teknike të EaSI-t për institucione Europiane të mikrofinancës, për të mësuar rreth përvojës unike të bashkëpunimit ndërmjet FED invest, Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe Qeverisë Shqiptare në ngritjen e Qendrës ABA- Agro Biznes Asistencë, që ofron shërbime jo-financiare për fermerët në Shqipëri.
Ky sesion i webinarit synonte të ndante me pjesëmarrësit praktikat dhe mësimet më të mira të nxjerra nga themelimi dhe funksionimi i qendrës ABA https://www.abaonline.al/, përfundimi i analizës së vlerësimit të nevojave, zhvillimi dhe pilotimi i zgjidhjeve të reja për shtrirjen dhe zgjerimin e shërbimeve të saj. Leitmotivi i Qendrës ABA është ofrimi i sherbimeve jo financiare për të ndihmuar në çdo hap fermerët në biznesin e tyre për të rritur të ardhurat.
Panelistët në këtë sesion ishin:
Perlat Sulaj, Administrator i Shoqërisë së Kursim Kreditit FED invest dhe Znj. Hiroko Tanaka, Shefe e Ekipit të Konsulencës të Projektit FiAS.
Panelistët prezantuan përvojën e Projektit të përbashkët FiAS, midis FED invest, Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe MOFE – Ministria e Financave dhe Ekonomisë për Përfshirjen Financiare të Sipermarresve të Vogjël Shqiptarë në krijimin e qendrës ABA, e cila ofron shërbime jofinanciare për fermerët në Shqipëri.
Në seminar u evidentuan sidomos problematikat me të cilat ndeshen fermerët shqiptarë, ku ndër të tjera, u përmend fakti se ata operojnë në një treg të vogël, ndërkohë që madhësia e fermës është tepër e vogël dhe e fragmentuar. Kjo vështirëson aksesin në tregjet e rajonit, ndërsa akoma me i veshtirë është konkurrimi në tregjet Europiane. Gjithashtu sfidat dhe strategjitë për te siguruar qëndrueshmërinë financiare të fermereve nz Shqipëri zunë vend kryesor në diskutimet e panelit.
''Nëse fermerët e vegjël kanë akses në shërbimet financiare të zhvilluara dhe të ofruara përmes një qasjeje të orientuar drejt klientit dhe mbështeten me asistencë teknike mbi teknikat moderne të prodhimit bujqësor, ata do të shohin vlerë, gjë që do ndikojë në rritjen e biznesit tyre“- theksoi Administratori i FED invest z. Perlat Sulaj; FED invest – si partneri i tyre financiar kontribuon direkt në këtë mënyrë në rritjen ekonomike dhe shoqërore për të gjithë fermerët''.
FED invest tashmë ka vënë në zbatim Qasjen “Anëtari në Qendër“ duke i shërbyer më mirë anëtarëve dhe duke u rritur me ta. Tashmz nz FED invest anztari merr jo vetëm shërbime financiare, por ai rrit kapacitetet e fermzs përmes shërbimeve jo-financiare, të cilat u mundësohen edhe nëpërmjet Qendrës ABA. Kjo qendër ofron shërbime falas për të gjithë fermerët anëtar ose jo në SHKK FED invest. Ata kanë mundësi në çdo kohë të aksesojnë platformën ABA Online nga celulari apo tableti për të siguruar informacione në kohë reale mbi tregun, teknologjitë e prodhimit, praktikat më të mira në treg, çmimet e tregut, gjetjen e partnerëve për shitjen e produkteve të tyre, rrjetësimin me aktorët e tjerë të zinxhirit të vlerës, të ofrojnë produktet e tyre nëpërmjet tregut online, të përfitojnë trajnime dhë të marrin këshilla mbi rritjen e prodhimit, edukimin financiar e digjital etj.
Vizito faqen e Qendrës ABA https://www.abaonline.al/
https://mfc.org.pl/webinar-on-innovation-in-bds-for-farmers-aba-center-and-fed-invest-case-study/
https://ec.europa.eu/social/main.jsp?langId=en&catId=88&eventsId=1981&furtherEvents=yes


