AL / EN

Vizitë e Ambasadorit Hollandez tek një Klient në Shkodër

Në Shkodër 🤝 kishim kënaqësinë të mirëprisnim Ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij, Zotin Reinout Vos, në  Kompaninë "Agro- LULAJ", anëtar në FED invest.

Ardjan Lulaj, pronar i Kompanisë, i prezantoi Z. Vos historikun, investimet dhe marrëveshjet që ka me eksportues të ndryshëm në Ballkan dhe Evropë.

Duke parë ecurinë e prodhimit dhe tregtimit, kërkesës së lartë në treg, por edhe kostos së ulët për kultivimin e bimëve medicinale, z. Ardjan rriti aktivitetin duke marrë me qira toka të braktisura. Sot, ai ka ngritur një magazinë moderne për ruajtjen dhe ambalazhimin e bimëve medicinale, sipas kërkesave bashkëkohore dhe prodhimi i tij në eksport shkon i certifikuar sipas Easy-CERT EEC834/20O7, me logon Agro-LULAJ. Kjo magazinë u ngrit falë mbështetjes me kredi nga FED invest.

Shpk Agro Lulaj operon në tregun e bimeve medicinale prej më shumë se 10-vitesh. Ka mbjellë bimë medicinale të ndryshme si Tmius, Lavande, sherebelë, në zonën e Malësisë së Madhe. Ka të punësuar rreth 40-persona në biznesin e tij, i cili ka fillesat si një biznes familjar dhe ende z. Ardjan e manaxhon Kompaninë bashkë me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij. 

“Fara jonë autoktone jep prodhim bio, me aromë kumbuese dhe me vlera kurative të jashtëzakonshme” shprehet ai.

Vos shprehu vlerësimet e tij për punën e bërë nga Z. Lulaj dhe mbështetjen e FED invest-it në ndihmë të fermerëve dhe sipërmarrësve shqiptarë duke i ofruar shërbime të ndryshme financiare dhe jo financiare me anë të Qendrës ABA.

Data e publikimit: 03.08.2023

Shpërndaj në rrjetet sociale :