AL / EN

"Trajnim i avancuar mbi Teknikat e Shitjes dhe aftesite Kredituese” FED invest & Rabobank

FED invest në bashkëpunim me ekspertin e Rabobank Partnership Henk J. Beke organizoi trajnimin “Teknikat e Shitjes dhe Aftesite Kredituese” për oficerët e kredisë, në kuadrin e projektit të përbashkët me EFSE DF dhe Rabo Partnership.

Një eksperiencë shumë e bukur në përmirësimin e aftësive të shitjes dhe komunikimin me sipërmarrësit në çdo sektor dhe aktivitet. Oficerët e kredisë u trajnuan për teknikat e shitjes dhe aftësive analitike lidhur me promovimin e marketimin e produkteve financiare dhe jo financiare te SHKK FED invest. Fokusi ndaj antarit dhe analiza e konkurrences ishin dy elemtet kryesor te trajnimit.  

FED invest është institucioni lider në vend në sektorin e financimit në zonat rurale dhe me prezencë në rritje në zonat urbane. Me një eksperiencë mbi 32 vjet FED invest u shërben çdo ditë 90 mijë anëtarëve me produkte financiare te ndryshme si kredi, depozita, overdrafte, llogari rrjedhëse, pagesa utilitare  dhe shërbime jo-financiare më anë të Qendrës ABA – Agro Biznes Asistencë.


Kjo e bën FED invest unik në sektorin e mikrofinancës në Shqipëri!

Data e publikimit: 07.02.2024

Shpërndaj në rrjetet sociale :