Takim me Gazetarët e Ekonomisë, Organizuar nga Shoqata e Mikrofinancës Shqiptare (AMA)
Si anëtar proaktiv i Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare, FED invest mori pjesë në takimin e datës 5 shkurt 2024, organizuar nga AMA me gazetarë të ekonomisë në mediat e ndryshme kombëtare si televizione, gazeta dhe media online, të specializuara në sektorin e ekonomisë.
Qëllimi i takimit ishte bashkëbisedimi mbi rolin e mikrofinancës në Shqipëri ndër vite dhe të aktorëve kryesorë të saj, ecuria e këtij sektori dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Shqetësimet e gazetarëve për këtë sektor ishin të ndryshme si :
- Origjina e fondeve të institucioneve të mikrofinancës ;
- Normat e interesit për kreditë e shpejta konsumatore ;
- Financimi dhe Kreditimi i Zonave Rurale;
- Informimi dhe Edukimi Financiar;
Administratori i FED invest, z. Perlat Sulaj shpjegoi modelin e biznesit të Shoqërive të Kursim Kreditit, si FED invest, të cilat i sigurojnë burimet e financimit kryesisht nga depozitat e anëtarëve dhe kreditojnë përgjithësisht komunitetet në zonat rurale dhe semi urbane. Çdo individ, shtetas shqiptar mund të depozitojë kursimet e tij në një nga 64 degët e FED invest-it dhe mund të marrë kredi për të mbuluar nevojat e biznesit të tij ose thjesht për qëllime familjare.
Rreth 50% e portofolit të kredisë në SHKK FED invest është disbursuar në zonën rurale dhe më së shumti, në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Volumi i financimit dhe vlera mesatare e financimit në sektorin e bujqësisë ka ardhur në rritje si rrjedhojë e natyrshme e konsolidimit dhe rritjes së madhësisë së fermave. Një lehtësim i fundit që ofron FED invest është ulja e ndjeshme e kërkesave të kolateralit edhe për fianncimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME).
Një aspekt tjetër që FED invest i kushton rëndësi primare është transparenca me klientët dhe prezenca fizike në komunitetet e anëtarëve. Gjthashtu, edukimi financiar i anëtarëve të FED invest dhe më gjerë, është pjesë e vazhdueshme e fushatave dhe projekteve të ndërmarra në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë.
Lexo me shumë në artikullin e Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare :