AL / EN

Takim me Ambasadorin e Holandës dhe fermerët e FED invest, në kuadrin e javës Holandeze

Takim me Ambasadorin e Holandës dhe fermerët e FED invest, në kuadrin e javës Holandeze

Më datë 26 Prill 2022 Ambasadori i Holandës SH.T.Z Reinout Vos dhe Manaxheri i projektit “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare, me qëllim zhvillimin ekonomik të shqipërisë rurale” Tom Gruintjes, përfaqësues nga Rabo Partnership, vizituan degën më te re të FED invest në zonën e Kasharit.  Vizita u organizua ne kuadrin e javës Holandeze dhe projektit të pëbashkët midis Qeverisë Holandeze, FED invest, EFSE DF dhe Rabobank. 

Qëllimi i këtij projekti është vënia në dispozicion e shërbimeve financiare për të gjithë popullsinë rurale, rritjen e gamës së shërbimit për anëtarët e FED invest, aplikimin e shërbimeve të pagesave për përdorim të përditshëm nga anëtarët me qëlim rritjen e aksesit në financë.

Partneriteti synon të forcojë  zinxhirin e vlerës bujqësore përmes zgjerimit të produkteve dhe shërbimeve të reja  duke mundësuar oportunitete të reja digjitale të zhvilluara kohët e fundit ne FED invest si pjesë e misionit të tij për t'i shërbyer ekonomisë rurale të Shqipërisë.

SH.T.Z  Reinout Vos,  Ambasador i Holandës në Shqipëri, u takua me drejtues dhe stafin e FED invest, anëtarë dhe të zgjedhur të degës FED invest Kashar, të cilët bashkëbiseduan lidhur me produktet e shërbimet financiare të cilët janë më te kërkuara nga fermerët e kësaj zone rurale.  

Vizita vijoi me një takim në fermën e anëtares Zj. Jeta Sorra, e cila ka një serrë për prodhimin e perimeve të ndryshme. Zj. Sorra është anëtare që prej vitit 2000 në FED invest ku ka marrë financime të ndryshme për të zgjeruar aktivitetin dhe fermën. Ambasadori Holandez pati një bisedë të ngrohtë dhe miqësore me të gjithë anëtaret e familjes Sorra dhe u interesua mbi aktivitetin dhe problemet e hasura në sipërmarrjen e tyre. SH.T.Z  - Reinout Vos,  Ambasador i Holandës në Shqipëri shprehu se "Ambasada me krenari mbështet bashkëpunimin ndërmjet FED invest dhe Rabobank në Holandë, duke ofruar akses më të mirë financiar në zonat rurale. Mezi presim të kemi më shumë shembuj të tillë frymëzues dhe suksesi"

FED invest, kooperativa financiare më e madhe në Shqipëri i cili feston 30 vjetorin e aktivitetit në 2022 do të vazhdojë partneritetet e saj në vitet në vazhdim me partnerët e saj ndërkombëtarë si Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës, EFSE DF dhe Rabo Partnerships me synim rritjen e përfshirjes financiare dhe nxitjen e ekonomisë rurale në Shqipëri.

Tiranë 26 prill 2022

Rreth

FED invest

FED invest është një Shoqëri Kursim Krediti dhe është institucioni i parë pionier mikrofinanciar i krijuar në Shqipëri si rezultat i një nisme pilot të Bankës Botërore në vitin 1992. FED invest përfaqëson një kooperative financiare me më shumë se 82 mijë anëtarë të shërbyer përmes 62 degëve në të gjithë vendin. Anëtarët e FED invest janë fermerët, sipërmarrësit e vegjël, familje rurale dhe urbane të përjashtuara nga shërbimet financiare bankare. Si një udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për popullsinë rurale, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 170 mijë kredi dhe gjysmë miliardë euro të injektuara në ekonomi gjatë 30 viteve të ekzistencës së saj.

Për më shumë informacion në lidhje me FED Invest ju lutemi vizitoni https://www.fedinvest.al

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës

Ministria e Punëve të Jashtme është kanali përmes të cilit Qeveria Holandeze komunikon me qeveritë e huaja dhe organizatat ndërkombëtare. Ministria koordinon dhe zbaton politikën e jashtme të qeverisë Holandeze. Ministria është e ndarë në dy entitete : selia e saj në Hagë dhe misionet e saj jashtë vendit (ambasada, konsullata dhe përfaqësime të përhershme).

Më shumë informacion: https://www.government.nl/ministries/ministry-of-foreign-affairs/about-the-ministry

Rabo Partnerships B.V.

Rabo Partnerships (RP), një degë/filial/agjenci e plotë e Rabobank - një bankë kryesore holandeze F&A (Food and Agri) - do të jetë ofruesi kryesor i ekspertizës në këtë projekt. Misioni i RP është të sigurojë shoqëritë në zhvillim për të përmirësuar shërbimet financiare duke përdorur parime bashkëpunuese dhe ekspertizë bankare. RP dëshiron të arrijë tek të pa shërbyerit qoftë nëse janë pronarë të vegjël, SME të vogla (Ndermarrje te vogla apo micro) apo individë privatë. Për këtë qëllim ajo ofron shërbime konsulence. Si partner strategjik, RP ndihmon institucionet financiare dhe organizatat donatore në realizimin e ambicieve të saj strategjike përmes transformimit të sektorit financiar duke krijuar institucione të qëndrueshme që u shërbejnë zonave rurale dhe atyre të pashërbyera. Si pjesë e Grupit Rabobank, RP krijon partneritete strategjike që shtrin rrjetin ndërkombëtar të Rabobank në tregjet në zhvillim duke besuar fuqishëm në rëndësinë e agro-potencialit të ekonomive vendore.

Për më shumë informacion mbi Rabo Partnerships B.V., ju lutemi vizitoni https://www.rabobank.com/rabopartnerships

Data e publikimit: 30.05.2023

Shpërndaj në rrjetet sociale :