Mbledhja e parë e Komitetit të Përbashkët Koordinues për Projektin "mbi Nxitjen e Përfshirjes Financiare të përshtatur ndaj Gjinisë dhe Zhvillimit të Biznesit përmes Përdorimit Digjital" në Shqipëri
Më 5 qershor, në Tiranë u zhvillua Mbledhja e Parë e Komitetit të Përbashkët Koordinues (JCC) për Projektin "e Nxitjes së Përfshirjes Financiare të përshtatur ndaj Gjinisë dhe Zhvillimit të Biznesit përmes Përdorimit Digjital" në Shqipëri. Z. Perlat SULAJ, Drejtor i Projektit dhe Drejtor i Përgjithshëm i FED invest, mirëpriti pjesëmarrësit dhe çeli aktivitetin duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për partnerët e JICA për bashkëpunimin në projektin e mëparshëm si dhe për projektin e ri të sapo nisur.
Përmbledhja e Projektit dhe Plani i Punës për Fazën Fillestare u prezantuan nga ekipi i projektit: znj. Anxhela BUSHATI, Drejtore e Politikave të Nxitjes së Biznesit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; znj. Merita CANI, Menaxhere e Projektit nga FED invest; dhe znj. TANAKA Tamaki, Drejtuese Teknike e Ekipit Konsulent të JICA-s. Plani i Punës për 6 muajt e parë të projektit u dakordësua dhe u miratua nga të gjitha palët.
Z. FUKUDA Hajime, Përfaqësues i Lartë i Zyrës së JICA-s për Ballkanin, theksoi në fjalën e tij se ky projekt bashkëpunimi teknik është mjaft i rëndësishëm dhe përputhet me Nismën e Bashkëpunimit Japoni–Ballkani Perëndimor si dhe me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ky projekt do të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të gjitha palëve të përfshira dhe do të thellojë bashkëpunimin ndërsektorial.