AL / EN

“Sipërmarrjet e grave – Lidhemi për të krijuar dhe fuqizuar Biznesin e tyre”

Në kuadrin e bashkëpunimin me UN WOMEN, si nënshkrues të Parimeve të Fuqizimit të Grave (WEP’s), FED invest mori pjesë në datat 6 dhe 7 tetor 2022 në Samitin me temë “Sipërmarrjet e grave – Lidhemi për të krijuar dhe fuqizuar Biznesin e tyre”.

Ky Samit u organizua nga United Nations WOMEN, EBRD, Enterprise Europe Network, Dhoma e Tregëtisë dhe Sipërmarrjes në Serbi, si dhe partnerë të tjerë.
Samiti pati një pjesëmarrje të gjerë në panele të grave nga #Ballkani dhe u shoqërua edhe me takime për të fuqizuar partneritetet midis bizneseve të drejtuara nga gratë.
FED invest është nxitës dhe mbështetës i sipërmarrjes së grave, duke e vlerësuar këtë si parakusht për fuqizimin e tyre ekonomik, pavarësinë financiare, rritjen e përgjegjshmërisë në vendmmarrjen financiare, si dhe reduktimin e varfërisë.
FED invest u gjendet pranë të gjitha grave sipërmarrëse, duke u mundësuar mbështetje financiare për produkte dhe investime të ndryshme në zhvillimin e biznesit, mundësi konsultimi dhe ekspertizë me një staf të specializuar që ofron mbështetje gjatë gjithë periudhës së investimit.
Telefono për më shumë në numrin 069706000 ose vizito www.fedinvest.al
#network #europe #balkan #unitednations #woman

Shpërndaj në rrjetet sociale :