AL / EN

Simpoziumi Ndërkombëtar: Kooperativat financiare (CFI), në fokusin e përfshirjes financiare të zonave rurale

Nga data 2 nëntor deri më datë 11 nëntor mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar i organizuar nga Banka Botërore dhe Rabobank. Ky takim synon të nxisë shkëmbimin e përvojave, informacioneve dhe rezultateve studimore midis profesionistëve të CFI-së në lidhje me mbikëqyrjen, qeverisjen, modernizimin dhe forcimin e këtyre institucioneve me fokus social. Këto takime u zhvilluan online për shkak të kushteve të pandemisë.

Ky sesion synon të eksploroje faktin se si CFI-të, si organizata me bazë në komunitet, kontribuojne në mënyrë unike ne përmbushjen e kërkesës për shërbime financiare nga familjet dhe ndërmarrjet rurale. Gjithashtu, do të diskutohen sfidat me të cilat përballen CFI-të në shërbimin e komuniteteve rurale, strategjitë dhe inovacionet në tejkalimin e këtyre sfidave.

Në Panelin “Kooperativat Financiare dhe përfshirja financiare e zonave rurale” pjesëmarrëse ishte edhe Kryetarja e Këshillit Drejtues të FED invest, Zj. Zana Konini.

Ky panel u moderua nga Panos Varangis, Shef i Operacioneve në Bankën Botërore, IFC dhe Anne M. Sivley, Konsulent Kërkues, Banka Botërore.

Panelistë të tjerë ishin :

Berhane Kidanu, Udhëheqësi i projektit, Agjencia e Transformimit Bujqësor (ATB), Etiopi;

Enrique Valderrama, CEO , Fecolfin, Kolombi.

Gjatë zhvillimit të këtij takimi pati dinamika në trajtimin e eksperiencave të sjella, si dhe në pyetjet e shtruara nga pjesëmarrësit.

Zj. Konini gjatë fjalës së saj theksoi se forcimi i përfshirjes financiare në zonat rurale të FED invest vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesorë të punës, duke mbajtur në fokus konsolidimin e qëndrueshmërisë financiare, ofrimin e shërbimeve të kujdesit ndaj anëtarit, si dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve novatore, financiare dhe jofinanciare për anëtarësinë tonë. Në fund të fjalës së saj Zj. Konini theksoi se optimizmi i FED invest bazohet në ekspertizën & motivimin e stafit, manaxhimit dhe të zgjedhurve, si dhe në partneritetet e shkëlqyera strategjike. Sfidat aktuale të Institucionit, me qëllim zgjerimin e shërbimeve dhe rolit në komuntitet janë: përdorimi sa më i gjerë i kanaleve digjitale, rritja e kapaciteve dhe produktivitetit të stafit, krijimi i sinergjisë midis Qendrës ABA dhe FED invest, bazuar në teknikat CRM.

FED invest prej 29 vitesh është në një progres të pandalshëm.

Po ashtu, Panelistët e tjerë sollën mesazhe frymëzuese të zhvillimit rural dhe përfshirjes financiare të Institucioneve të tyre.

Për të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin seancat e tjera të Simpoziumit link është: CFI International Symposium CFI International Symposium website