Mbështetja për fermerët ruralë dhe sipërmarrjet e vogla në Shqipëri po forcohet përmes një programi të integruar financimi dhe asistence teknike që po zbatohet nga FED invest në partneritet me Bankën e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB), me fokus të veçantë fuqizimin ekonomik të grave.
Programi i financimit prej 10 milionë euro synon mbështetjen e mikro-ndërmarrjeve, SME-ve, fermerëve dhe individëve me akses të kufizuar në financë, veçanërisht ne zonat periferike. Një pjesë e rëndësishme e fondeve synon gratë sipërmarrëse. Në aspektin e ndikimit social, programi parashikon mbështetjen e mbi 3,000 mikro-ndërmarrjeve dhe fermave, si dhe gjenerimin e të paktën 250 vendeve të reja të punës, duke u kthyer në një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve. Përtej linjës së kredisë, Fondi Sllovak i Rritjes Gjithëpërfshirëse dhe CEB mbështesin forcimin e kapaciteteve të fermerëve ruralë dhe sipërmarrësve të vegjël në vend me trajnime teknike praktike agri dhe seminare te edukimit financiar në zonat rurale, nëpërmjet ekspertëve te Qendrës ABA. Qe nga fillimi i programit rreth 1000 fermerë kane përfituar trajnime, me pjesëmarrje te spikatur te grave. Në këtë kuadër, FED invest ka krijuar edhe një produkt të posaçëm financimi për gratë sipërmarrëse në çdo sektor, nga bujqësia dhe blegtoria te shërbimet e ndryshme.
Këshilltarja për Asistencën Teknike të Mikrofinancës pranë Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB), Znj. Kristina Maslauskaite , u shpreh se programi synon të mbështesë fermerët dhe sipërmarrësit e vegjël në zonat rurale, me theks të veçantë te gratë, përmes financimit dhe mbështetjes teknike.
“Projekti synon forcimin e kapaciteteve të fermerëve ruralë dhe sipërmarrësve të vegjël në zonat periferike, me fokus të veçantë fuqizimin e grave, përmes trajnimeve, demonstrimeve praktike dhe mbështetjes së ekspertëve”, tha Përfaqësuesja e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, Kristina Maslauskaite.
Ndërkohë, zëvendës administratori dhe drejtori i biznesit në FED invest, Z. Behar Gjoni, theksoi se programi është konceptuar për të ofruar jo vetëm kredi, por edhe asistencë teknike për përfituesit, me qëllim që investimet të jenë të qëndrueshme dhe të suksesshme.
“Ne kemi vendosur fokus të veçantë te mbështetja e grave sipërmarrëse, duke ofruar kushte më të favorshme financimi dhe norma më të ulëta interesi, për të nxitur përfshirjen e tyre më të madhe në ekonomi”, tha Z. Gjoni.
Një prej përfitueseve të këtij trajnimi është edhe bletërritësja nga Preza, Haxhire Demirxhiu, e cila prej dekadash merret me bletari. “Ne punojmë me FED invest-in prej shumë vitesh dhe mbështetja e tyre na ka ndihmuar të zhvillohemi. Merremi me bletari prej 48 vitesh dhe kjo mbështetje ka qenë e rëndësishme për punën tonë”, u shpreh ajo.
Në këtë kuadër, mbështetja për gratë sipërmarrëse dhe për bizneset e vogla po shihet si një element i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe për afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian.
Më shumë info vizitoni faqet : FED Invest https://www.fedinvest.al/lista-njoftimeve/fed-invest-dhe-ceb-bashkojne-forcat-per-te-fuqizuar-sipermarresit-dhe-fermeret-ne-shqiperi/
CEB approves twelve new loans totalling €983.5 million | CEB