Të nderuar pjesëmarrës!
Të nderuar të ftuar!
E nderuar zonja Konini!
Kam kënaqesinë të sjell në vëmendjen tuaj, faktin që 25-vjet më parë, në Elbasan, filluam implementimin e projektit për zbutjen e varfërisë, me Fondet e kredive Rurale. Një projekt që rezultoi i suksesshëm dhe zgjati në vite, duke mundësuar në vitin 2000 Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe për tu finalizuar me bashkimin e institucionit të ri të konsoliduar që kemi sot, “FED invest”.
Sa i takon rajonit të Elbasanit mund të rendisim të dhënat si më poshtë:
Ne rajonin e Elbasanit, zhvillojnë aktivitetin e tyre 16 degë të FED invest nga të cilat:
Në Elbasan | 8 Degë |
Në Librazhd | 2 Degë |
Në Peqin | 2 Degë |
Në Gramsh | 1 Degë |
Në Pogradec | 2 Degë |
Në Korçë | 1 Degë |
- Portofoli i kredisë më 31/12/16, ka qenë gati 890 milione lekë ose 90 milionë më shumë se vitin 2015 dhe sot portofoli i kredisë është 920 milionë lekë.
- Portofoli në risk ka qenë në nivelin 2 deri në 2.5%
- Depozitat në fund të vitit 2016 kanë qenë në masën 1 miliard e 546 milionë lekë ose 656 milionë më shumë se portofoli i kredisë.
Një fakt shumë i rendësishëm për institucionin tonë eshte perfshirja ne skemen e Agjencise se Sigurimit te Depozitave (ASD). Marrja e Certifikates per Sigurimin e depozitave e rriti akoma dhe me shume imazhin dhe fuqizimin e FED invest.
Besimi i anetaresise ne Rajonin tone eshte nje arme e fuqishme qe ndihmon ne ndergjegjesimin e anetareve depozitues per perfitimet qe jep skema e sigurimit te depozitave. Kete gje e deshmon qarte rritja e volumit te portofolit te depozitave në rajonin tonë. Vetem ne kete fillim viti portofoli i depozitave eshte rritur me 30 milione leke.
I gjithe stafi i rajonit te Elbasanit, oficere kredie, ekonomiste, llogaritare, te zgjedhur, jane trajnuar per te gjitha proceset dhe etapat qe permban skema e sigurimit te depozitave.
Marrja e ambjenteve te reja ne rrethin e Elbasanit, e rriti akoma me shume imazhin institucional. Dege me parametra cilesore, me strukture operacionale te kompletuar, me nje nivel rrjeti informatik te standardizuar. Njekohesisht edhe hapja e deges se re ne qytetin e Cerrikut ka bere te mundur perqendrimin dhe zhvillimin te aktivitetit tone ne kete zone.
Prezenca e FED invest ne Rajonin e Elbasanit si ne zonen rurale ashtu dhe ne zonen urbane ka forcuar dhe zhvilluar akoma me shume aktivitetin e anetaresise sone. Nuk duhet te leme pa theksuar se interesat e depozitave qe ofron FED invest jane shume me konkuruese se institucionet e tjera financiare.
Nenvizoj faktin se licensimi i Institucionit tone nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ka bere te prekshme nje garanci me shume ne rritjen e konsolidimit te aktivitetit tone.
Paralelisht me futjen ne skemen e Agjencise se Sigurimit te Depozitave, na lind si detyre, te punojme fort me pergjegjesi maksimale duke transmetuar tek anetaret tane depozitues mesazhin e sigurise, transparences dhe sigurimit te depozitave.
Transpareca dhe profesionaliteti i stafit do te beje qe anetarit t’i sherbehet sa me shpejt.
Më duhet të falenderoj stafin e drejtorisë qendrore që me shumë perkushtim punon dhe na mbeshtet per te realizuar objektivat tona.
Sot nuk mund të rri pa thënë edhe dy fjalë për Degën Gjergjan të cilën përfaqësoj.
Dega Gjergjan numëron 800 anetarë
Portofoli i kredise është 55 milionë lekë.
Portofoli i depozitave është 50 milionë lekë.
Portofoli në risk është rreth 2%
Anetaresia tani merr nje sherbim cilesor prane zyrave në Kuqan me staf vërtet të kualifikuar dhe profesionist.
Sot ne, ndjehemi mirë sepse të gjitha angazhimet që kemi marrë para anetarësisë, po i bëjme realitet.
Dua të theksoj se perfshirja ne skemen e Sigurimit te Depozitave si dhe konsolidimi i mëtejshëm i aktivitetit është meritë e Juaja Zonja Konini, me partneritetet që keni krijuar.
Nga ana jonë, ne ju sigurojmë perkushtim, pergjegjshmeri Juve dhe Partnerëve tanë institucionalë, se punën që kemi nisur do ta çojmë edhe më tej duke qënë të sigurtë që do jemi një konkurent shumë serioz në tregun e sotëm financiar.
Duke përfunduar, në emër të Rajonit të Elbasanit, i uroj punë të mbarë kësaj Asambleje!
Faleminderit!