Njoftim - Përditësim i të dhënave
I nderuar anëtar,
Ju njoftojmë se në kuadër të zhvillimit të aktivitetit të saj dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi, FED invest duhet të mbajë të dhëna dhe dokumente të përditësuara të anëtarëve/klientëve të saj.
Ndaj, mbështetur në Ligjin nr. 52/2016 “Për SHKK dhe Unionet e tyre”, Ligjin Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” i ndryshuar, Ligjin Nr. 53/2014 “Për Sigurimin e Depozitave” dhe Udhëzimin Nr. 4188, datë 1.9.2016 të Bankës së Shqipërisë “Për Sigurimin e Depozitave në Shoqëritë e Kursim-Kreditit”,
njoftohen të gjithë anëtarët/klientët që dëshirojnë të marrin shërbime pranë institucionit tonë, se duhet të rinovojnë dokumentin e identifikimit, të cilit i ka përfunduar afati i vlefshmërisë dhe ta paraqesin atë menjëherë pranë degës më të afërt të FED invest.
Përditësimi i të dhënave identifikuese të klientit është një proces i vazhdueshëm, i cili pëfshin të dhëna mbi adresën e banimit, numrin e telefonit, posta elektronike, dokumente të tjera të cilat aktualisht nuk janë më të vlefshme, etj.
Përveçse për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore ky proces bëhet për të rritur edhe cilësinë e shërbimit dhe për të siguruar komunikimin e vazhdueshëm me Ju, duke forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë.
FED invest, Ju garanton se të gjitha të dhënat e mësipërme janë të trajtuara dhe mbrojtura nga Ligji Nr. 9887, datë. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
Për çdo informacion që keni të nevojshëm, jemi në dispozicionin Tuaj në:
Adresën web: www.fedinvest.al
e-mail: kontakt@fedinvest.al
Numrin e Telefonit: +355 4 2 251 910 /911
Celular: +355(0)697060000
Ju falënderojmë për bashkëpunimin!
FED invest
Dt. 30.06.2022