Të nderuar Anëtarë,
Në zbatim të Ligjit nr. 4/2020, datë 30.01.2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, dëshirojmë t’ju njoftojmë se institucioni jone FED invest ka detyrimin të respektojë dhe zbatojë Standardin e Përbashkët të Raportimit, sipas të cilit detyrimet kryesore tëSshkk-së konsistojnë në :
(i) realizimin e vigjilencës mbi të gjithë anëtarët ekzistues të FED invest dhe mbi të gjithë anëtarët e rinj;
(ii) identifikimin e anëtarëve të raportueshëm (individë/persona fizikë dhe persona juridikë) rezidentë për qëllime tatimore në një apo më shumë Juridiksione (Shtete) të tjera të Raportueshme, si dhe e të gjithë marrëdhënieve të tyre me shkk-në; si dhe
(iii) raportimin mbi bazë vjetore (brenda datës 30 Maj) pranë organeve kompetente tatimore në Republikën e Shqipërisë, i llogarive të personave të raportueshëm të Juridiksioneve (Shteteve) të Raportueshme, si dhe i të dhënave të tyre (sipas kërkesave të përcaktuara në Standardin e Përbashkët të Raportimit), përveç rasteve kur anëtari paraqitet pranë FED invest për të nënshkruar formularin e përditësimit të të dhënave, si dhe paraqet dokumentacion justifikues mbështetës për të vërtetuar se nuk është rezident për qëllime tatimore në asnjë Juridiksion të Raportueshëm.
Nëse ende nuk keni nënshkruar formularin e përditësimit të të dhënave, jeni të lutur të vizitoni degën më të afërt të FED invest dhe të bëni deklarimin tuaj.
Ju falenderojmë për vëmendjen tuaj,
FED invest