FED invest si një lider në sektorin mikrofinanciar në Shqipëri është i ftuar nga Shoqata e Organizatave të Mikrokreditit - AMFI në konferencën e parë rajonale të sektorit mikrofinanciar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, “Microbalkans 24”, e cila po mbahet në Sarajevë më 31 Tetor - 1 Nëntor.
Konferenca “Microbalkans 24” bashkoi drejtues të institucioneve mikrofinanciare, përfaqësues të Bankave Qendrore, Ministrive kompetente dhe mbështetës të sektorit mikrofinanciar nga: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, dhe Bosnja e Hercegovina dhe vende të tjera.
Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin rajonal për zhvillimin e përbashkët të sektorit financiar, i cili do të kulmoi me nënshkrimin e Memorandumit për Mirëkuptim ndërmjet përfaqësuesve të sektorit mikrofinanciar të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
FED invest dhe më shumë se 110 institucione të sektorit mikrofinanciar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor ofrojnë në mënyrë aktive përfshirje sociale dhe financiare. Vlerësohet se mbi 3 milionë klientë përfitojnë nga këto shërbime me një portofol mesatar aktiv mbi dy miliardë euro. Këto shifra jo vetëm që ilustrojnë fuqinë e sektorit, por edhe rolin e tij në krijimin e përfshirjes financiare dhe zhvillimit social.
Gjatë konferencës, të pranishmit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në panele për dixhitalizimin në mikrofinancë, standardet ESG dhe rolin e gruas në sektorin financiar, si dhe mjedisin rregullator dhe përmirësimet e mundshme të tij në përputhje me trendet ndërkombëtare.
Në ditën e dytë të Konferencës së Parë të Mikrofinacës së vendeve të Ballkanit Perëndimor Z. Perlat Sulaj, Administrator i FED invest-it dhe anëtar i Bordit të MFC-së, ishte panelist në tryezën e rrumbullakët ku u fol për praktikat pozitive të Komunitetit Evropian krahasuar me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zoti Sulaj si përfaqësuesi i vetëm i institucioneve të mikrofinancës në këtë panel theksoj se fondet e garancisë janë një nevojë për sektorin sepse ndikojnë për të financuar nevoja të target grupeve më vulnerabël dhe ndikojnë edhe në treguesit e kapitalit. Gjithashtu dhe linjat e kredisë nga fondet e zhvillimit janë akoma një domosdoshmëri për këtë sektor. Ai u shpreh se për kuadri rregullor në Shqipëri është bërë një punë e mirë nga BSH dhe se treguesit e transparencës janë një detyrim ligjor për mikrofinancat por ajo që është për tu thekuar është se ka akoma shumë progres për të bërë për edukimit financiar të klienteve të mikrofinancës sidomos në zonat rurale. Është detyra e të gjithë aktoreve së bashku që me devotshmëri të vazhdojmë përpara këtë mision. Tryezë e rrumbullakët: Kuadri rregullator dhe praktika pozitive nga BE-ja kundrejt Ballkanit Perëndimor.
Kjo konferencë u organizua nga Shoqata e Organizatave të Mikrokreditit të Bosnjës Hercegovinës - AMFI dhe me mbikqyrjen e institucionale të Bankës Qendrore të Bosnjë-Hercegovinës, Agjencisë Bankare të FBiH dhe Agjencisë Bankare të RS-së. Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe themelet për zhvillimin e përbashkët të sektorit, i cili do të shënohet me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet përfaqësuesve të sektorit mikrofinanciar të vendeve të Ballkanit Perëndimor.