AL / EN

Marrëveshje Bashkëpunimi midis FED invest-it dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Me anë të kësaj marrëveshjeje studentët e UMSH-së mund kryejnë praktikat e tyre për diplomimin, si dhe mund të punësohen në një nga institucionet lider të mikrofinancës, FED invest.

FED invest-i nënshkroi një Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në përmbushje të vizionit strategjik për të qenë lider në financimin rural dhe kontribues në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kjo Marrëveshje u nënshkrua nga z. Perlat Sulaj, Administrator i FED invest-it, dhe Prof. Dr. Adrian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Të pranishëm në këtë takim ishin drejtues të lartë të FED invest-it,  UMSH-së dhe Fakultetit të Ekonomisë pranë këtij Universiteti.

Me anë të kësaj marrëveshjeje FED invest-i do të pranojë studentë të Universitetit Mesdhetar për kryerjen e praktikave të ndryshme të punësimit, duke iu dhënë mundësinë studentëve të UMSH-së të rrisin aftësitë e tyre profesionale, si dhe të fitojnë përvojë pune e shprehi praktike në një institucion të suksesshëm financiar në vend. Dy institucionet do të bashkëpunojnë gjithashtu në fushën e projekteve dhe leksioneve të hapura.

Në këtë kontekst, pas nënshkrimit të marrëveshjes, z. Perlat Sulaj mbajti një leksion të hapur me fokus financat sociale, me temë “Modeli i një institucioni financiar jobankar kooperativë, me eksperiencë 30-vjeçare në treg”, i cili u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit.

 

Rreth FED invest

FED invest është një Shoqëri Kursim Krediti dhe është institucioni i parë pionier mikrofinanciar i krijuar në Shqipëri si rezultat i një nisme pilot të Bankës Botërore në vitin 1992. FED invest përfaqëson një kooperative financiare me më shumë se 95 mijë anëtarë të shërbyer përmes 64 degëve në të gjithë vendin. Anëtarët e FED invest janë fermerët, sipërmarrësit e vegjël, familje rurale dhe urbane të përjashtuara nga shërbimet financiare bankare. Si një udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për popullsinë rurale, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 200 mijë kredi dhe gjysmë miliardë euro të injektuara në ekonomi gjatë 32 viteve të veprimtarisë. Për më shumë informacion në lidhje

 

Rreth Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë UMSH Universiteti Mesdhetar (umsh.edu.al)

UMSH eshte i akredituar në të gjitha programet e tij është një nga institucionet më elitare të arsimit të lartë në Shqipëri. Prej më shumë se një dekade, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka diplomuar qindra të rinj në fushën e : Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Psikosociale. Filozofia e Universitetit Mesdhetar për të ofruar dije me standarde që drejtojnë studentët në integrimin e shpejtë në tregun e punës, mbetet pika jonë më e fortë gjatë këtyre 13 viteve. Universiteti Mesdhetar ofron Progamet e studimit : Bachelor, Master, Doktoraturë si dhe Programet profesionale dy vjeçare, duke plotësuar kështu gamën e plotë për të gjitha ciklet. Universiteti Mesdhetar (umsh.edu.al)

Data e publikimit: 29.05.2024

Shpërndaj në rrjetet sociale :