AL / EN

Marrëveshje Bashkëpunimi mes FED invest & Qendres ABA me AgroDev Kosovë.

FED invest & Qendra ABA nënshkruan sot në Tiranë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me AgroDev Kosove, me fokus shkëmbimin e informacionit, njohurive dhe ekspertizës në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë, me synim nxitjen e bashkëpunimin afatgjatë në ndërtimin e kapaciteteve reciproke te dy qendrave, transferimin e teknologjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm te dy platformave.

Fale këtij bashkëpunimi fermerët dhe sipërmarrjet e agrobizneset ne Shqiperi dhe Kosove do kenë me shume mundësi dhe lehtësi ne përfitimin e informacionit mbi praktikat me te mira bujqësore, risitë teknologjike, produktet, çmimet dhe tregjet ne te dy vendet, duke ndjekur të dyja platformat ABA Online www.abaonline.al dhe Agro Portal www.agroportal-ks.com.
Marrëveshja u nënshkrua nga z. Perlat Sulaj, Administrator i FED invest-it dhe z. Naim Krasniqi, Administrator i AgroDev.
Të pranishëm në takim ishin z. Shpend Nurja, Administrator i KEP Trust dhe drejtues të lartë të FED invest-it dhe Qendrës ABA.


Rreth SHKK FED invest
FED invest është një Shoqëri Kursim Krediti dhe është institucioni i parë pionier mikrofinanciar i krijuar në Shqipëri si rezultat i një nisme pilot të Bankës Botërore në vitin 1992. 
FED invest përfaqëson një kooperative financiare me më shumë se 95 mijë anëtarë të shërbyer përmes 64 degëve në të gjithë vendin. Anëtarët e FED invest janë fermerët, sipërmarrësit e vegjël, familje rurale dhe urbane të përjashtuara nga shërbimet financiare bankare. Si një udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për popullsinë rurale, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 200 mijë kredi dhe gjysmë miliardë euro të injektuara në ekonomi gjatë 32 viteve të veprimtarisë. Për më shumë informacion lutem vizitoni websitin www.fedinvest.al

Rreth Qendrës ABA 
Qendra e Asistencës Agrobiznesit - ABA, me dy kanalet e saj (fizike dhe dixhitale), ABA online www.abaonline.al, është krijuar nga FED invest dhe Projekti FiAS ne vitin 2021, si një risi në tregun shqiptar për ofrimin e shërbimeve jo-financiare për fermerët shqiptarë. Qendra ndihmon fermerët të rriten përmes: informacionit te nevojshëm për t'i ndihmuar në çdo fazë të biznesit të fermës; përmirësimit të njohurive teknologjike në bujqësi dhe blegtori; trajnimeve dhe edukimit financiar për zhvillimin e kapaciteteve; mundësive për ndërveprim midis aktorëve të zinxhirit të vlerës; lehtësimit të qasjes në treg për të zhvilluar biznesin.

Rreth AgroDev Kosovë
AgroDev Kosove: Me iniciativën e KEP Trust (institucion mikrofinanciar lider në Kosovë), në vitin 2022, u themelua Fondacioni Kosovar për Zhvillimin e Bujqësisë (AgroDev Kosovo) dhe portali www.agroportal-ks.com. Misioni i tij është të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë. AgroDev Kosovo ka për qëllim ofrimin e shërbimeve për komunitetin bujqësor (për fermerët, qendrat grumbulluese, agro-përpunuesit dhe palët e tjera të interesit), në Kosovë. Ky fondacion vepron si një pikë specifike fokusi për profesionistët e bujqësisë, duke ofruar një ndërlidhje të njohur dhe të besueshme midis profesionistëve me industrinë e agrobizneset.

Data e publikimit: 02.10.2024

Shpërndaj në rrjetet sociale :