AL / EN

Konferenca "Perspektiva e Unioneve Evropiane të Kreditit" në Zagreb

FED invest u përfaqësua si Shoqata më e madhe e Kursim Kreditit në Shqipëri në Konferencën "Perspektiva e Unioneve Evropiane të Kreditit" në Zagreb, Kroaci, më 26 shtator 2023, organizuar nga HUKU, Shoqata Kroate e Unioneve të Kreditit.

Përfaqësues të nderuar nga Banka Qendrore dhe Ministria e Financave e Kroacisë, Universitete të ndryshme të Ekonomisë dhe Biznesit në Kroaci, Këshilli Botëror i Unioneve të Kreditit dhe Rrjeti Evropian i Unioneve të Kreditit u mblodhën për një shkëmbim mendimesh mbi rolin dhe tendencat e zhvillimit të Unioneve të Kreditit në Evropë.

Z. Perlat Sulaj, Administrator i FED invest, pati privilegjin të ndajë si panelist kontributin unik të FED invest në Shqipëri, duke theksuar rolin kryesor të institucionit në:

🌱Përfshirjen financiare për popullsinë rurale;
🚜 Zhvillimin e zonave rurale dhe fermerëve;
👩‍🌾 Përmirësimin e pozitës së grave dhe fuqizimin e tyre ekonomik;
💡 Nismat për digjitalizimin dhe edukim financiar.

Z. Sulaj diskutoi gjithashtu perspektivat dhe sfidat e ardhshme, ndërsa FED invest synon të zgjerojë më tej aksesin në zonat semiurbane dhe urbane, si dhe të diversifikojë gamën e shërbimeve financiare për fermerët dhe sipërmarrësit mikro e të mesëm në Shqipëri. 📈

Faleminderim të vaçantë për HUKU - Shoqata Kroate e Unioneve të Kreditit për mundësinë për të kontribuar në këtë dialog të rëndësishëm!

#Përfshirja Financiare #Unionet e Kredive # Këshilli Botëror i Unioneve Kreditore#HUKU# Rrjeti Evropian i Unioneve të Kreditit

Lexo me shumë në linkun më poshtë :

European Network of Credit Unions (ENCU) in Croatia to Urge Support for Financial Inclusion Measures | World Council of Credit Unions (woccu.org)

Data e publikimit: 04.12.2023

Shpërndaj në rrjetet sociale :