AL / EN

Gëzuar Vitin e Ri 2023 nga punonjësit, Menaxhimi dhe Këshilli Drejtues i FED invest!

Të dashur anëtarë dhe anëtare të FED invest,

Ndjehemi të nderuar dhe të privilegjuar që na keni zgjedhur si partnerin tuaj financiar.  Në këtë vit të veçantë jubilar të 30 vjetorit të Institucionit tonë, ju falenderojmë thellësisht për besimin e vazhdueshëm tek ne. Viti që po lëmë pas i ka konsoliduar më shumë arritjet e FED invest-it.
Premtojmë që edhe në Vitin e Ri 2023 ne do vazhdojmë të punojmë fuqishëm për t'ju ofruar kudo, pranë jush me degë dhe kanale online, produkte e shërbime financiare dhe jo-financiare, duke krijuar më shumë vlerë, kursime, lehtësira dhe mbështetje për ju.

Së bashku jemi më të fortë dhe të gatshëm për t'ju shërbyer. 

Gëzuar Vitin e Ri 2023 nga punonjësit, Menaxhimi dhe Këshilli Drejtues i FED invest! 

Urojmë që gëzimi i kësaj stine festash të vazhdojë gjatë gjithë vitit!

Data e publikimit: 30.05.2023

Shpërndaj në rrjetet sociale :